• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori gjerman: Të merren seriozisht shqetësimet e komunitetit të biznesit. Denaj: Shërbimet online krijojnë lehtësira

by Java News
15/01/2020 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ftoi kompanitë e saj anëtare dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të politikës dhe organizatave ndërkombëtare në pritjen e përvitshme. Si një shoqatë që ka në fokus të saj, përmirësimin e kushteve ekonomike, të cilat janë bazë për nxitjen e investimeve, tregtisë dhe shërbimeve në Shqipëri, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, DIHA ndjek me vëmendje zhvillimet në vend dhe ofron mbështetjen e saj për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin rreth 100 pjesëmarrës, ndër të cilët ministra, kryetarë të Komisioneve Parlamentare, përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Shqipëri, të organizatave ndërkombëtare si OSCE, GIZ, EBRD, si dhe aktorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, të cilët u përshëndetën nga Presidentja e DIHA-s, Stephanie Sieg, Ambasadori Gjerman, z. Peter Zingraf dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj.

Në fjalën e saj, znj. Sieg përmendi faktin se zhvillimi i vazhdueshëm i Shqipërisë është për të gjithë një faktor shumë i rëndësishëm dhe domethënës. Sipas saj, disa sektorë të ekonomisë, si turizmi dhe energjia e rinovueshme janë në rrugë të mbarë zhvillimi. Megjithatë emigrimi i vazhdueshëm i forcave të kualifikuara të punës mbetet një problem shumë i rëndësishëm i kompanive anëtare të DIHA-s. Ajo u shpreh se DIHA është e gatshme të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe atë të Arsimit, për të gjetur mënyra që shqiptarët të mund të shohin të ardhmen e tyre profesionale brenda Shqipërisë. Gjithashtu, ajo theksoi se investimet në fushën e infrastrukturës, veçanërisht në rehabilitimin dhe ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Rinas-Tiranë si dhe ndërtimi i mëtejshëm i rrugëve do të përmirësojë sistemin e transportit publik dhe do të pakësojë ndotjen e mjedisit.

Ambasadori Gjerman, z. Peter Zingraf, përshëndeti gjithashtu të ftuarit dhe theksoi në fjalën e tij se: “Çdo investitor i mundshëm do të marrë vendimin final për të investuar vetëm nëse ai/ajo është i/e sigurt që do të gjejë një mjedis të favorshëm biznesi. Mënyra për të ecur përpara me bisedimet e pranimit në BE përfshin pikërisht elementet që janë thelbësore për çdo investitor, për krijimin e më shumë historive të suksesit dhe, rrjedhimisht, për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Për vitin 2020 do të doja të inkurajoja të gjithë zyrtarët qeveritarë dhe ligjbërësit që të vazhdojnë në rrugën e reformave dhe të marrin seriozisht shqetësimet e komunitetit të biznesit.”

Më pas fjalën e mori Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila falënderoi komunitetin gjerman të biznesit për ndihmën gjatë periudhës së vështirë që kaloi Shqipëria si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Ajo theksoi se Gjermania është një partner strategjik i Shqipërisë, duke mbështetur sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si energjia, ujësjellës-kanalizime, ndërmarrjet e vogla e të mesme, shkollat e formimit profesional, përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë europian, etj.

Sipas saj, me interes është bashkëpunimi institucional në fushën e hartimit të politikave ekonomike për të përfituar nga përvoja gjermane në fusha të ndryshme. Për nxitjen e investimeve të huaja janë lancuar disa projekte, siç është reforma e fiskalizimit, nje projekt madhor qe ndikon ne rritjen e transparences, e cila eshte e domosdoshme per permiresimin e klimes se biznesit. Gjithashtu, ofrimi i sherbimeve online ka sjelle permiresim te dukshem. Në përfundim ajo ftoi komunitetin gjerman të biznesit për takime periodike, me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve lidhur me situatën e biznesit në Shqipëri dhe permiresimin e saj.

Në përfundim, të ftuarit patën mundësinë të diskutonin lidhur me sukseset e deritanishme dhe mundësitë për përmirësime e bashkëpunime sa më të frytshme në këtë vit që ka nisur, si dhe të zgjeronin kontaktet e biznesit. /e.s/

Next Post
I dënuar me burg përjetë për disa vrasje, lirohet ish-pjesëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle

Lirimi i Indrit Dokles, Prokuroria e Krujës bën rekurs ndaj vendimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama reagon për mbylljen e TikTok: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues! Jemi në dialog me kompaninë për…

Mbyllja e Tik Tok nga qeveria, Gjykata Kushtetuese: Cenoi lirinë e shprehjes

March 11, 2026
Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

March 11, 2026
Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

Kombëtarja e Iranit tërhiqet nga Botërori: Qeveria e korruptuar e SHBA na vrau Khamenein

March 11, 2026
Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In