Helmut Hofman është i bindur se në vendon tonë drejtesia nuk vihet në vend për figurat e njohura, por për “peshqit e vegjël”. Ja çfarë thotë ai në një intervistë për Vizion Plus:
Unë kam përshtypjen që po bëhen përpjekje të shumta për ta çuar përpara këtë proces por e parë në tërësi, dhe mendoj se këtë përshtypje ndajnë edhe shumë kolegë të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare, krijohet përshtypja që vetëm peshq të vegjël bien vazhdimisht në rrjetë, kurse peshqit e mëdhenj rrallë, madje shumë shumë rrallë. Dhe në këtë aspekt mendoj se përpjekjet duhet të intensifikohen.