• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori Christofer Hill: Vizita e Baker në ’91, kthesa historike për Shqipërinë, larg socializmit të butë

by E S
06/12/2025 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për gazetën Mapo.al, të rrallë për median shqiptare, Christopher Hill, ambasadori që hapi ambasadën e parë amerikane në Tiranë pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1991, analizon pas tre dekadash se si ka ndryshuar vendi dhe çfarë sfidash mbeten ende. Vizita e James Bakerit solli entuziazëm të paprecedent në sheshin Skënderbej, por rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE shihet si simboli i vijimit të eeugëtimit të nisur në 1990.

Hill flet për marrëdhëniet shqiptaro‑amerikane, politikat e reja të Uashingtonit ndaj Europës dhe rolin që Shqipëria duhet të luajë në Ballkan, por shton rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon.

Ai komenton rënien e entuziazmit të viteve ’90, keqkuptimet në opinionin publik amerikan për NATO‑n e OKB‑në, drejtësinë për udhëheqësit e UÇK‑së dhe domosdoshmërinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Një intervistë ku vihen në peshë arritjet e Shqipërisë, por edhe mësimet që nuk duhen harruar në një kohë ndryshimesh të mëdha në rendin botëror.

1-Ambasador, ju keni ardhur në Shqipëri kur sapo kishte ndryshuar sistemi. Por si e shikoni sot situatën? Vijon ende diskutimi i një tranzicioni që konsiderohet i vonuar?

Hill: Kur mbërrita në 1991, Shqipëria kishte një mungesë të gjithave përveç diçkaje: politikës. Kishte shumë politikë në 1991 dhe kishte shumë pyetje themelore, si p.sh. në çfarë drejtimesh Shqipëria duhet të shkojë. Do të thoja se vizita e Baker ishte shumë e rëndësishme në gjithë procesin, vizita, reagimet, qindra mijëra njerëz të mbledhur në sheshin Skënderbej, pati një impakt të vërtetë për sa i përket drejtimit ku Shqipëria do të shkonte, dhe qartazi nuk do të shkonte me një rritje të ngadalshme socialiste të butë; përkundrazi, do të bënte një ndryshim të madh. Qoftë kjo e mirë apo jo, kjo u takon shqiptarëve. Nuk jam në pozicion të të them përgjigje, pasi ne bëjmë më shumë gabime në një ditë se ju bëni në vit, kështu që s’jam këtu për të kritikuar askënd. Ndjeva se Shqipëria ka shkuar më së shumti në drejtimin e duhur: anëtarësimi në NATO, anëtarësimi i pritur në BE, s’janë çështje burokratike por çështje njerëzore dhe mendoj se Shqipëria ka bërë të qartë dëshirën të jetë pjesë e BE-së dhe lidhjeve transatlantike. Diçka për të cilën jam shumë krenar personalisht për Shqipërinë është ideja se lidhja amerikane‑shqiptare është shumë e mirë dhe shpresoj të zgjasë, edhe pse në vendin tim ka shumë probleme.

2- Por ndryshe nga 35 vite më pare sit entuziazmi ka rënë… ?

Hill: Mendoj se kjo është si shumë gjëra në jetë; ’90 ishte nisja e gjërave, kishte shumë adrenalinë në gjak, nuk mund ta mbash këtë ritëm adrenaline pasi do të vdisje nga një atak kardiak. Kështu që jam mirënjohës; s’jam i çuditur që entuziazmi ka rënë, por drejtimi nuk ka ndryshuar.

3-Jemi në një moment të veçantë të rendit botëror, një SHBA me qasje të re ndaj BE-së, NATO-s por edhe Ballkanit. Çfarë nënkuptojnë për Shqipërinë ndryshimet në politikën e jashtme amerikane?

Hill: Për të kuptuar si mund të ndikojë në Shqipëri duhet të kuptosh cilat janë çështjet e brendshme të SHBA‑së dhe mendoj se është e drejtë të thuash se Trump nuk është shkaku i kësaj, por pasoja/simptoma e saj. Çfarë dua të them me këtë? Shumë amerikanë, mendoj se janë gabim për ata që thotë, mendojnë se Amerika ka qenë viktimë e përpjekjeve të veta në botë dhe që ne jemi përpjekur përherë të bëjmë gjënë e duhur dhe shtetet e tjera përherë na kanë keqtrajtuar e s’janë treguar mirënjohës. Mendoj se për shumë qytetarë amerikanë sistemi ndërkombëtar nuk është në përfitimin amerikan; personalisht mendoj se është shumë e gabuar. OKB‑ja, e krijuar nga SHBA‑ja në San Francisko, nëse sheh tre fjalët e para të statutit/aktit themelues të saj, janë tre fjalët e para të institucionit amerikan “Ne njerëzit”; mendoj se OKB‑ja ka ndihmuar Amerikën dhe çdo njeri tjetër, por kur pyet amerikanët se çfarë mendojnë për OKB‑në, thonë se ka shumë fjalë pa aksion dhe s’ka ndihmuar shtetin. E njëjta gjë për NATO‑n: dëgjon shumë amerikanë, jo shumicën, që thonë se ne amerikanët jemi të vetmit që kemi ndihmuar NATO‑n me ushtri të mjaftueshme; pas Luftës së Ftohtë europianët nisën të mos shpenzonin aq sa duhej; vetëm ne vazhduam të bënim NATO‑n e fortë nga ana ushtarake, kështu që ne jemi viktimizuar nga europianët që s’janë treguar seriozë për lidhjen transatlantike, përveçse me fjalë por jo me vepra. Kështu që dëgjon shumë amerikanë që thonë: pse jemi në këtë lidhje nëse vetëm ne kontribuojmë? 

Hill: Dua të them pikëpamjen time: mendoj se kjo është e gabuar, por pse amerikanët do të mbështesin një president që sipas meje është gabim në këtë çështje? Dhe po, mendoj se presidenti ynë është gabim për këtë. Për ta kuptuar këtë, duhet të kuptosh se ka çështje të brendshme të tjera që janë shumë afër zemrës për njerëzit: kjo ka të bëjë me transformimet ekonomike dhe faktin që punët janë shumë më ndryshe; çdo gjë vjen nga jashtë, pra importohet, dhe ne nuk eksportojmë shumë; pra çdo gjë viktimizohet dhe bëhet sikur po përfitojnë të tjerët nga ne. Nëse shkon në Amerikë do të shohësh që kjo pikëpamje nuk është e vërtetë, por njerëzit mendojnë kështu.

5- Por nisur nga kjo edhe BE ka nisur të ndryshojë … ?

Hill: Mendoj se në ca mënyra kjo respekton idenë që europianët kanë marrë mesazhin se duhet të shpenzojnë më tepër në ushtri. Jam i shqetësuar nëse zgjerimi i buxhetit për mbrojtje po e bëjnë sepse mendojnë se Amerika po ikën, dhe kjo është gjë e keqe. Nëse shkon në ’90‑tat, gabimi më i madh ishte që bënim sikur Europa nuk ekzistonte dhe fokusoheshim vetëm te problemet tona dhe, si përfundim, duhej të mobilizonim trupa në Francë në 1917 dhe në 1944 kishim tok në plazhe Itali dhe Francë, dhe kjo s’ishte mënyra më e mirë për të ardhur. Kështu që mendoj se duhet të jemi të angazhuar dhe të qëndrojmë, dhe nëse amerikanët mendojnë se është gjëja e gabuar ata duhet të dinë që është edhe në interesat tona, pra kemi interesa të përbashkëta. Mendoj se situata mes Ukrainës dhe Rusisë na kujtoi se ka probleme ku duhet të ndërhyjmë drejtpërdrejt.

6- Si duhet të veprojë Shqipëria në këtë kontekst të ri, në raport me SHBA-të?

Hill: Disa nga çështjet janë permanente dhe shpresoj të mos kemi probleme në të ardhmen që Amerika të jetë e vetmja që siguron shumicën e përgatitjeve ushtarake; shpresoj të ndryshojë kjo, por mendoj se qasja themelore e mbajtjes së Amerikës të përfshirë është rruga e duhur dhe këtë po bën Shqipëria. Kjo shkon te një pikë themelore për diplomacinë: nëse ke të bësh me çfarëdo lloj shteti, duhet të jesh me ndikim. Dhe si e bën këtë? Duke u larguar dhe duke thënë që s’dua të flas me ty? Kjo është një recetë për të ulur influencën tuaj dhe për t’u bërë më pak faktor; gjëja që duhet bërë është të marrësh pjesë me SHBA‑në, të jesh i duruar. SHBA ka 80 vite si figurë qendrore në lidhjen transatlantike, përveç vitit të fundit kur kishim disa probleme, por s’është asgjë përkundrejt 80 viteve. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria? Të jetë një pjesëtar i mirë i NATO‑s, të jetë një shpresë e ardhme e mirë e EU. Këto janë sipërfaqësore, por çështja kryesore në Ballkan është krijimi i rrethanave për marrëdhënie të mira fqinjësore. 

7- Cili duhet të jetë roli i Shqipërisë në Ballkan?

Hill: Nëse Shqipëria mund të jetë një forcë pozitive në Ballkan për krijimin e lidhjeve, është shumë ndihmuese për ne, për Ballkanin dhe për Shqipërinë. Mendoj se problemi i Ballkanit mund të reduktohet me kalimin e viteve, pasi mendoj se është më e rëndësishme se kurrë që shtetet e Ballkanit të komunikojnë me njëri‑tjetrin. Shkoni pas në 1878, një kongres në Berlin; çfarë ndodhi? Të gjitha fuqitë, të gjitha shtetet e Ballkanit çuan delegatë dhe askush nuk i dëgjoi; mësimi që morën ishte që çdo shtet duhej të gjente një person që do të bashkëpunonte me të gjithë fqinjët dhe do t’i përfaqësonte. Kjo sigurisht është diçka shumë e vështirë, por është qasja e duhur. I jap shumë kredite për mundimet që janë bërë për takime mes këtyre vendeve, dhe mendoj se Shqipëria është në rrugën e duhur për këtë.

8- Por nga ana tjetër kemi bllokim të dialogut me një Kosovë nën masa dhe Serbinë në anën tjetër por dhe gjyqin ndaj ish drejtuesve të UCK?

Hill: Fillimisht, kam shkuar në Serbi dhe isha shumë i demotivuar për faktin që lidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk po përparëson. Kam punuar fort në Serbi që ta bëja Serbinë të ishte në vijë me EU‑në; ç’do të thotë kjo? 70% e koncepteve të të qenurit në vijë me EU‑në janë matematikore. Çështja më e rëndësishme me të cilën po përballet Europa është Ukraina: a po e ndihmon Ukrainën, po apo jo? Serbia po, kështu që jam fokusuar shumë për këtë dhe dua të bëjnë më shumë. Serbia duhet ta mbajë këtë të fshehur pasi 40% e njerëzve janë okej me Rusinë; ky është një problem, por ata po përparojnë në rrugën e duhur dhe ne duhet t’i inkurajojmë. Sa i përket Hagës, është pikëpamja ime: Thaçi ka vuajtur mjaftueshëm, ka qenë në burg për 5 vite. Kur isha i dërguar në 1998‑99 nuk kam menduar kurrë që Thaçi ishte një person i rrezikshëm; kam 0 evidenca që ka vrarë apo ka drejtuar vrasjen e njerëzve. Ka pasur me të vërtetë shumë vrasje, nuk po e mohojmë, por kur kam parë këtë individ nuk e kam parë kështu. Ishin shumë njerëz që u surprizuan që unë isha në Hagë, por duhet të bësh atë që duhet pa u interesuar për opinionet e njerëzve.

9- A e shihni më të lehtë sot procesin e zgjerimit, integrimit të vendvee në BE?

Hill: Procesi i raundit tjetër nuk mendoj se do të jetë i fundit; ka qenë më i vështirë se raundi i shkuar dhe i shkuari më i vështirë se tjetri, pra çdo raund vjen dhe i shtohet vështirësia. Është e vështirë me Serbinë, p.sh., dhe me kalimin e viteve njerëzit janë duke u demotivuar dhe i dëgjon të thonë: “nëse s’na duan, atëherë as ne nuk na duhen”. Por për interesat e Europës dhe tuajat, që të keni një Europë të bashkuar si një e vetme… Problemi është se teksa Europa energjizon veten për një raund tjetër, ka shumë probleme politike e shumë gjëra të ngjashme me neve; krijohen shumë njerëz që bëhen skeptikë ndaj zgjerimit. Europianët ta japin detyra sikur mësuesit nxënësve, pra njerëzit po i kryejnë këto detyra që për ta janë të vështira — p.sh. të riparuarit, të krijuarit e një sistemi gjyqësor është shumë e vështirë — dhe njerëzit janë skeptikë: nëse bëjnë diçka shumë të mundimshme, a do të përfitojnë aq sa janë munduar? Që për mua është një mentalitet shumë i gabuar.

10 – Por a mendoni se në Shqipëri procesi i zgjerimit po kalo nose duhet të kalojë domosdoshmërisht vetëm përmes dosjeve të forta të SPAK ndaj zyrtarëve, politikanëve etj?

HILL: E kuptoj kompleksitetin dhe frustrimin mes këtyre problemeve gjyqësore, por dua të them diçka për integrimin europian: sa më shpejt aq më mirë. Mendoj se çdokush një ditë duhet të bëhet pjesë e EU. Për Shqipërinë është shumë pozitive përfshirja e saj, por nëse bën këtë pritje dhe këtë përjashtim të shteteve, kjo e vështirëson çështjen dhe shkakton pengesa. Europa duhet të jetë e kujdesshme për këtë. /tema/

Next Post
Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

Kina dhe Rusia zhvillojnë sërish ushtrime të përbashkëta kundër raketave

December 7, 2025
Pesë faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e zemrës

Sa “vjeç” është zemra juaj? Si matet mosha biologjike e saj dhe si vlerësohet rreziku kardiak

December 7, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Drejtorët e ARRSH dhe KESH nën arrest shtëpie”, Rama: Nuk emërojmë dot të tjerë se Balluku është e pezulluar

December 7, 2025
Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Tare: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

December 7, 2025
Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

Horror në Greqi! Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan, 50-vjeçarja futet në market për të shpëtuar

December 7, 2025
“Tashmë është shumë vonë!”, Roland Bejko: Basha nuk bëri asgjë për 7 muaj, as detyrën e tij si kryetar

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

December 7, 2025
Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

Ndërhyrje, intriga dhe manipulime sekrete: 80 vite marrëdhënie mes SHBA-ve dhe Europës

December 7, 2025
Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

Plagoset me armë zjarri në rrethana të paqarta 37-vjeçari në Berat

December 7, 2025
Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, reshje të lehta në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

December 7, 2025
Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In