• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ambasadori britanik në Tiranë tregon kategorinë e shqiptarëve që do të transferohen nga burgjet

by A R
25/05/2023 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith ishte mandatuar për të negociuar me qeverinë shqiptare marrëveshjen e transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Në një intervistë duke folur për këtë marrëveshje me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ambasadori Alastair King-Smith tregon se si u arrit kjo marrëveshje .

Muhamed Veliu: Shkëlqesi ambasador. Në dijeninë time me mbështetjen e kryeministrave Sunak dhe Rama, ju bashkë me ministrin Ulsi Manja ishit forca udhëheqëse e negociatave për marrëveshjen. Si mundët të ishte e suksesshme?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo është një marrëveshje e re mes Qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, e cila dëshmon forcën e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë. Ajo implementon Marrëveshjen e Transferimit të Burgosurve dhe ka qenë subjekt i negociatave mes dy Ministrive tona të Drejtësisë dhe të dy Qeverive. Ne jemi vërtet të kënaqur sepse kjo marrëveshje do të na mundësojë të implementojmë pakte ekzistuese, në një mënyrë efektive.

Muhamed Veliu: Cila është formula e dakordësuar për sa i përket kostos financiare paguar nga Anglia për çdo shqiptarë të transferuar në burgjet Shqiptare?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo marrëveshje ka një numër elementësh, por në thelb, Qeveria Britanike po garanton mbi 14 milionë euro për Shqipërinë, për të përballuar koston e transferimeve të të burgosurve, por gjithashtu për të modernizuar shërbimin e burgjeve në Shqipëri. Kjo do të thotë se po merret ekspertiza më e mirë britanike, e cila siguron standarde më të larta për burgjet shqiptare, por nga ana tjetër, duke u siguruar që kjo marrëveshje do të implementohet në mënyrë efektive. Burgjet britanike janë të tej mbushur, burgjet shqiptare janë të tej mbushur, e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është nëse bashkëpunojmë që ta çojmë përpara marrëveshjen.

Muhamed Veliu: Në burgjet angleze sot janë mbi 1500 shqiptarë. Marrëveshja parashikon transferimin e 200 prej tyre. Çfarë do të ndodh me pjesën tjetër?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kjo marrëveshje mundëson kthimin e atyre që morën të drejtën e transferimit dhe të atyre që u kanë mbetur mbi 4 vjet dënim. Disa nga ata që ju përmendët, janë në pritje të gjykimit dhe të tjerë nuk i përkasin asaj kategorie. Por ne e dimë që familja është me të vërtetë e rëndësishme në Shqipëri dhe kjo marrëveshje mundëson që të burgosurit të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pranë familjes dhe do të përfitojnë vizitat e familjarëve të tyre.

Muhamed Veliu: Kur do të shikojmë shqiptarët e parë të transferuar në Shqipëri?

Ambasadori Alastair King-Smith: Marrëveshja do të zbatohet menjëherë. Në fakt, ka pasur ekspertë britanikë nga Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi i Burgjeve dhe i Provës i Madhërisë së tij këtu në Shqipëri këtë javë, të cilët punuan rreth mënyrës së implementimit të marrëveshjes. Natyrisht, transferimeve do t’u duhet më shumë kohë dhe kjo është subjekt i procesit të zakonshëm në gjykatat shqiptare. Por ne jemi të vendosur të ecim me ritëm. Ne kemi Komitetin e Përbashkët Mbikëqyrës të drejtuar nga të dy Qeveritë, çka do të thotë që mund të lëvizim me ritëm dhe ta zbatojmë me shpejtësi marrëveshjen.

Muhamed Veliu: Le të qartësojmë një aspekt. Nëse një shqiptarë në Angli është dënuar me 10 vite burg. Sa vite burg do të vuaj në Shqipëri?

Ambasadori Alastair King-Smith: Kësisoj pritshmëria është të shlyejnë të njëjtën gjatësi dënimi, por kjo është subjekt i marrëveshjeve dhe u takon gjykatave ta vendosin këtë, kjo është diçka që është pjesë e marrëveshjes.

/a.r

Next Post
“Jam i gjallë e jam në jetë”, Begaj nderon 177-vjetorin e lindjes së poetit të madh Naim Frashëri

“Jam i gjallë e jam në jetë”, Begaj nderon 177-vjetorin e lindjes së poetit të madh Naim Frashëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Çifti Berisha uron besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

March 20, 2026
Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

Kurti uron qytetarët për Fitër Bajram: Le të kujtojmë se fëmijët janë amanet i shenjtë

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In