• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori austriak: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë, shpresojmë tek Samiti i Zagrebit

by Java News
15/02/2020 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Austrisë Christian Steiner mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë ndërsa thotë se shpreson që në Samitin e Zagrebit Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave dhe se Asturia është një mbështetëse e Shqipërisë. Ambasadori austriak dha këtë deklaratë gjatë kumtesës të organizuar nga Ambasada Austriake në Shqipëri dhe qendra Arka në Shkodër.

“Qëllime dhe kufizime, shanse dhe rreziqe të procesit të transformimit në Ballkan” e mbajtur nga profesor Paul Lendvai, i njohur si një nga gazetarët më antikomunist në Europë.

“Austria ka mbështetur gjithmonë Shqipërinë ndaj edhe kësaj radhe mbështesim dhe presim që në Samitin e Zagrebit Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave. Shpresojmë që kjo të ndodh dhe të gjitha vendet europiane t’i përgjigjen pozitivisht Shqipërisë”, tha ambasadori.

Profesor Lendvai deklaroi se që nga komunizmi Shqipëria ka ndryshuar shumë por duhet mësuar nga e kaluara, të luftohet diktatura apo tendencat autoritare, gënjeshtrat dhe korrupsioni duke e cilësuar si çelësin e ndryshimit të madh përndryshe Shqipëria do mbesë në nivelin e vendeve të pazhvilluara.

“Kam qenë në Shkodër në 1983 dhe me 1984 po xhiroja një film, jo vetëm këtu në Shkodër por në gjithë Shqipërinë. Kam qenë katër herë në Shqipëri, herën e parë një javë pastaj dy javë dhe mandej kam qenë pas rënies së komunizmit në vitin 1993 për herë të tretë, gjithsej kam qëndruar në Shqipëri gjatë këtyre vizitave një muaj. Kam takuar shumë njerëz, ajo që përjetova ishte se Shqipëria ka qenë vendi ku kishte një diktaturën më shtypëse në gjithë botën komuniste. Dhe ka qenë një kënaqësi e madhe të shihje se kjo situatë ka ndryshuar. Kam shkruar libër për Shqipërinë, i cili është promovuar në ditën kur ka vdekur diktatori Enver Hoxha, ky ka qenë shërbimi i tij i fundit ndaj meje. Pas një viti e kam ribotuar librin, më pas kam dhënë edhe intervistë në vitin 1993. E shoh që Shqipëria sot është totalisht një vend ndryshe. Me probleme shumë të mëdha, por nuk mund ta krahasosh me të kaluarën. Por mendoj se duhet të mësoj nga e kaluara. Të luftoj diktaturën, tendencat autoritariste, gënjeshtrat dhe korrupsionin. Ky është sekreti i ndryshimit. Përndryshe Shqipëria do mbes në nivelin e vendeve të pa zhvilluara. Por mendoj se Shqiptarët janë popull i zoti dhe shumë i talentuar, i njoh shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, disa nga miqtë e mi më të ngushtë në Vjenë janë Shqiptarë, dhe mendoj se Shqipëria është në rrugë të mirë për një sistem të ri dhe mënyrë jete të re”, tha profesori.

I pyetur a është çliruar plotësisht Shqipëria nga ndikime i sundimit përmes diktaturës dhe a është çliruar plotësisht nga Komunizmi, Lendvai tha se:

“Të lirohesh nga e kaluara duhesh fillimisht të lirohesh në kokë dhe në zemër. Kjo është diçka që vetëm populli Shqiptar mundet ta gjykojnë sa larg ka shkuar kjo çështje. Unë mendoj se çdo kusht që është fajtorë, për periudhën e komunizmit, jo familja e tij, por ai personalisht dhe është fajtorë, nuk duhet të luaj rol vendimmarrës në Shqipëri. Por duhet të tregohet se kush janë personat fajtorë, cilët kanë qenë përgjegjësit. Dhe kjo është mënyra të pastrohemi nga e kaluara”.

Next Post
Henri Çili: Paketa anti-shpifje, një instrument jo shumë inteligjent

Henri Çili: Paketa anti-shpifje, një instrument jo shumë inteligjent

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In