• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ambasadori amerikan në Gjermani shkakton revoltë politike, kërkohet dëbimi i tij si diplomat

by Java News
05/06/2018 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania është e revoltuar. Vetëm pak orë pas publikimit të një interviste të ambasadorit të SHBA në Gjermani, Richard Grenell, janë shtuar zërat që ai të dëbohet nga vendi. Shkaku: në një bisedë me portalin e djathtë të internetit Breitbart njeriu i Trumpit pati deklaruar se ai synon të forcojë forcat konservatore në Evropë, të cilat janë kundër establishmentit.

Pasazhet e intervistës, në të cilat ai flet për shumicën e heshtur, për mirëqënien e njerëzve që punojnë normalisht, kritikat për politikën aktuale ndaj refugjatëve dhe në tërësi për qëndrimin mendjemadh të elitave politike, ai mund t’i përsëriste edhe në një aktivitet të partisë konservatore të djathtë AFD – duartrokitjet do t’i kishte të sigurta. Kjo në një kohë kur nuk është hera e parë, që Grenelli përzihet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në fatet e Gjermanisë. Pa ardhur mirë në post, ai u kërkoi firmave gjermane që të tërhiqen nga bizneset me Iranin. Sfondi për këtë kërkesë është grindja transatlantike për marrëveshjen atomike me Iranin.

E padëgjuar deri tani

Me të vërtetë, deri më sot nuk qe dëgjuar që një ambasador të përfshihet në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në politikën e vendit, në të cilin e kanë dërguar. Deri tani detyra ka qenë më tepër shpjegimi i vendit nga vjen, ndërtimi i urave, paqëtimi i konflikteve. Por ai që nxehet tani dhe habitet që Grenelli e përkufizon krejt ndryshe detyrën e tij, ende nuk e ka kuptuar si duhet që me këtë President në Shtëpinë e Bardhë gjithçka është tjetër.  Edhe biznesi i deritashëm diplomatik.

Kryeredaktorja e DW, Ines Pohl

Trumpi është biznesmen, që vjen nga biznesi i spektaklit, ku i ka arritur atje sukseset më të mëdha të tij. Kuptimi i tij për politikën nuk është “arti i së mundurës”, siç e ka përcaktuar atë dikur kancelari i parë i Rajhut, Otto von Bismarck. Si të gjithë populistët, Trumpi dhe njerëzit e tij janë të interesuar që të arrijnë efektin më të madh. Kur Grenelli flet në Gjermani për migrim zinxhir dhe kur lëvdon njëkohësisht politikanin e pakompromis austriak Sebastian Kurz, e di mirë se çfarë po bën. Ai synon të inkurajojë ato forca në Evropë, të cilat e sfidojnë si Trumpi rendin ekzistues. Ai ua drejton këtë intervistë kryetarëve nacionalistë të djathtë të shteteve si për shembull në Hungari dhe në Poloni. Pra ua drejton atyre, që shprehin dyshim për Evropën në formën e saj të tanishme.

Synohet të dobësohet kohezioni i BE

Me shkathtësi Grenelli shfrytëzon – si shefi i tij në vendin e tij – për këtë jo vetëm frikërat e njerëzve, për të pasur sukses. Ai shfrytëzon edhe dobësitë e sistemit, për të provokuar një rend të ri në kontinentin e vjetër. Një rend, i cili ta dobësojë kohezionin e BE dhe që të jetë në këtë mënyrë në radhë të parë në dobi të Amerikës.

Tonet e larta, shqetësimet dhe kërkesat për dorëheqje nuk mjaftojnë për t’iu kundërvënë kësaj strategjie të dobësimit të BE. Në këtë garë për tonet më të larta, do të fitojë gjithmonë Trumpi. Gjermanisë dhe partnerëve të saj evropianë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë që Donald Trumpit nuk mund t’i besosh më. Që përkundrazi, ai jo vetëm e kërcënon Evropën me luftë tregtare, por madje dërgon edhe njërin nga diplomatët e tij kryesorë për të përshpejtuar përçarjen e Bashkimit Evropian.

Ndaj kësaj forme të re të raportit transatlantik mund të ketë vetëm një përgjigje: një marrëveshje e qartë për të ardhmen e Evropës, në të cilën ta gjejnë vendin e tyre jo vetëm vendet e mëdha, por edhe të voglat. Sado e hidhur që të jetë: për momentin, ish-aleatja SHBA është kthyer në një rrezik, që nxit përçarjen. Pas kësaj interviste për këtë nuk ka më dyshim. DW

Next Post
Lindja e Mesme/ Fillojnë protestat në Jordani, ikën kryeministri

Lindja e Mesme/ Fillojnë protestat në Jordani, ikën kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

Protesta e opozitës/ Lëndohet ish-kandidatja e PD në Shkodër, Senada Ahmeti

February 20, 2026
Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

Protesta e PD-së/ Policia shoqëron dy protestues, u kapën me çanta me molotovë

February 20, 2026
Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

Tubimi i PD-së përpara Parlamentit/ Lëndohet një protestues, transportohet për në spital (VIDEO)

February 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga dalin anekdotat e PD për marrëdhënien Rama-Trump?

February 20, 2026
Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

Policia iu përgjigj me ujë e gaz lotsjellës, Berisha vendos maskën anti-gaz dhe drejton protestën pranë Kuvendit

February 20, 2026
Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Tensione para Kuvendit/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

February 20, 2026
Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

Përfshihet nga flakët autoboti i ujit pranë Urës së Lanës, militantët e Berishës e gjuajtën me molotov

February 20, 2026
Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

Tensione dhe zjarr para Kryeministrisë, reagon Toni Gogu: Qytetarët nuk duan zjarr e flakë, Shqipëria nuk ndalet

February 20, 2026
Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

Dhuna në protestë, militantët e Berishës u vënë zjarrin koshave të mbeturinave para Parlamentit

February 20, 2026
Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

Sherr mes militantëve të PD/ Protesta e opozitës, protestuesit mblidhen te Kuvendi

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In