Ambasadori amerikan, Greg Delawie, është shprehur i shqetësuar për shkak se në Kosovë nuk po shihet progres në luftën ndaj korrupsionit sidomos ndaj atij në nivel të lartë.
Delawie ka shpërndarë një lajm në të cilin flitej se si Prokuroria dhe Gjyqësia në Kosovë nuk po merret, apo po heq dorë nga rastet për korrupsion kur të akuzuar janë zyrtarë të lartë publike.
Aty bëhet fjalë edhe për rastin e shefit aktual të AKI-së, Driton Gashi, i cili ishte i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte drejtor në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Gashi ishte vënë në këtë post, si pjesë e marrëveshjes PDK-LDK më 2015.Në janar të vitit 2017 ish-drejtori i AKI-së Agron Selimajn, ishte shkarkuar papritmas pas ngjarjes me trenin që u nis të hynte nga Serbia në Kosovë. Për të zyrtarisht u tha se dha dorëheqjen.Më herët edhe ambasadorë të tjerë janë shprehur të pakënaqur me luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.
a.ç