Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim lamtumirës ka takuar oficerin e lartë ukrainas të NATO-s në Kosovë.
Hovenier i ka dhënë lamtumirën dhe i ka falënderuar trupat e Ukrainës për përkushtimin e tyre në misionin e NATO-s në Kosovë.
“I uroj atyre më të mirën, ndërsa shkojnë në shtëpi për të mbrojtur vendin e tyre nga lufta brutale e Kremlinit. #QëndroniMeUkrainën”, ka shkruar Hovenier.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë është përfolur tërheqja e trupave ukrainase nga Kosova për t’iu bashkëngjitur ushtrisë së Ukrainës në luftën kundër pushtimit nga Rusia./m.j