• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorët e rinj, Dokle kundër Bushatit

by Java News
30/03/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Komisionit të Jashtëm, socialisti Namik Dokle, ka dalë dje kundër propozimeve të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për postet e ambasadorëve të rinj. Ministria e Jashtme ka depozituar në Kuvend emrin e Qirjako Qirkos, aktualisht sekretar i Përgjithshëm i MPJsë, si kandidat për ambasador në Britaninë e Madhe.

Po ashtu edhe Venera Domin, aktualisht sekretare e Përgjithshme në UNESCO, propozohet si ambasadore në organizatën e UNESCO-s. Por propozimi i kandidatëve që mbajnë postet e sekretarëve për Përgjithshëm në “karrige” ambasadori, sipas Dokles, është i habitshëm.

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Jashtëm, kryetarja Arta Dade ka njoftuar seancën dëgjimore me dy kandidatët për ambasadorë, por deputeti i PS-së ka shprehur habinë e tij për propozimet e Ministrisë së Jashtme.

 “Ore, të gjithë sekretarët e Përgjithshëm u bënë ambasadorë? Ç’është kjo punë kështu?! Ka Fule dhe Fyle. Nga sekretar i Përgjithshëm, direkt ambasador?!”, ka thënë dje Namik Dokle. Mbledhja e Komisionit është mbyllur pa diskutime, për shkak se prezantimi zyrtar i kandidatëve do të bëhet sot nga Ministria e Jashtme.

UNESCO Kandidatura e Venera Domit vjen disa ditë pasi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi lirimin nga detyra të Besiana Kadaresë si ambasadore e Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). Ndërkohë që Venera Domi mban aktualisht postin e sekretares së Përgjithshme në UNESCO.

Në CV-në e kandidates thuhet se: “Venera Domi është diplomate karriere me gradën ‘Ministre fuqiplotë’, aktualisht mban postin e sekretares së Përgjithshme të Komisionit Kombëtar të UNESCO-s dhe koordinatores Kombëtare të Frankofonisë dhe Aleancës së Qytetërimeve. Znj.Domi punon për Ministrinë e Punëve të Jashtme që prej vitit 1992. Ajo ka një përvojë pune të pasur në këtë institucion duke punuar në drejtori apo përfaqësi të ndryshme si zv.ambasadore në Ambasadën Shqiptare në Itali, e ngarkuar me punë në Ambasadën Shqiptare në Hungari, si dhe konsulle e Përgjithshme në Stamboll. Znj.Domi është e diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi frënge në Universitetin e Tiranës në 1987″.

BRITANIA E MADHE

Ndërkohë që Qirjako Qirko pritet të zëvendësojë në detyrë ish-diplomatin Mal Berisha, i cili përfundoi mandatin e ambasadorit në Britaninë e Madhe. Që pas largimit të Mal Berishës, selia diplomatike në Londër është drejtuar nga e ngarkuara me punë, Entela Gjika.

Qirko vjen nga karriera diplomatike dhe sipas CV-së së MPJ-së, ai ka një provojë 28-vjeçare në diplomaci. Ai është diplomuar për Drejtësi dhe mban gradën diplomatike “Ministër fuqi plotë”.

Panorama

Next Post

Armina dhe Shkëlzeni,çifti i lumtur (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

Kryeministri i Pakistanit: Bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit nisin të shtunën

April 10, 2026
Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

April 10, 2026
“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

April 10, 2026
“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

April 10, 2026
Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In