• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada ruse ‘luftë’ me MEPJ për helmimin e ish-agjentit: Çfarë di Shqipëria?

by A R
22/03/2018 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e helmimit të ish-agjentit rus dhe vajzës së tij në Britani ka sjell♪7 debate mes ambasadës ruse dhe Minsitrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ambasada ruse në Tiranë reagoi ndaj deklaratës së MEPJ në lidhje me tentativën e vrasjes së agjentit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, më datë 20 mars 2018, deklaronte se dënonte sulmin kimik të zhvilluar nga Rusia kundër Britanisë së Madhe.

Ambasada përmes një reagim kërkon që në lidhje me këto deklarata të ketë prova që ta implikojnë Rusinë në këtë ngjarje të rëndë.

Reagimi

Kemi respekt për specialistët e MEPJ-së dhe nuk kemi asnjë arsye për të vënë në dyshim përgjegjshmërinë e tyre në formulimin e deklaratave zyrtare të dikasterit që përfaqësojnë. Prandaj kemi arsye të besojmë që kolegët tanë shqiptarë duhet të kenë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij Julia. Siç dihet, Britania e Madhe, e cila ka ngritur disa akuza të rënda kundër Rusisë lidhur me incidentin në Salisbury, vazhdon të refuzojë me kokëfortësi të tregojë prova dhe të zbatojë procedurat e aprovuara ndërkombëtare, përfshirë edhe në kuadër të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Kjo do të thotë me të gjitha gjasat që Londra nuk ka asnjë provë të përfshirjes ruse. Dhe në këtë situatë, kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti Rusia këkron me të drejtë një hetim sa më të shpejtë të tragjedisë, informacioni që zotëron pala shqiptare dhe në bazë të të cilit është përgatitur deklarata e lartpërmendur e MEPJ-së, është me rëndësi kritike për zbardhjen e situatës dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes. I qëndrojmë mendimit se fshehja e këtij informacioni është e palejueshme dhe në kundërshtim me interesin e përbashkët të të gjitha shteteve të përgjegjshme.

E ritheksojmë: ne nuk mund të besojmë që pala shqiptare mund të ketë hedhur gjithë fajin për atentatin në Salisbury mbi Rusinë pa patur argumente të forta e të mjaftueshme. Në të kundërt, do të bëhej fjalë qoftë për mungesën e kompetencës nga ana e MEPJ-së, qoftë për një manipulim të qëllimshëm të opinionit publik. Pala ruse, më shumë se çdokush tjetër, është e interesuar për të zbuluar të vërtetën e helmimit të shtetases ruse dhe është e hapur për çdo komunikim me kolegët shqiptarë lidhur me këtë çështje./a.m.

Next Post
Kryemadhi kërkon arrestimin e Ramës: Sot i kisha këpucët me takë të rëndë!

Eksodi i këshilltarëve drejt PS, Kryemadhi: Janë të lirë por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In