Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar një udhëzim për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.
Ambasada kujton se afati i vlefshëm është deri më datë 10 nëntor dhe për të aplikuar për Programin e Vizave të Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese.
“Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para,”- thuhet në një postim.
/a.r