TIRANË- Ambasada italiane në Tiranë uron qytetarët për angazhimin e treguar në administrimin e zgjedhjeve. Me anë të një mesazhi të publikuara në facebook, Ambasada italiane përgëzon edhe deputetët e rinj, duke shprehur urimin se do dinë t’i përgjigjen besimit të qytetarëve.
“Ambasada italiane në Tiranë uron qytetarët dhe institucionet shqiptare për angazhimin e treguar në administrimin e zgjedhjeve. Paraqet përgëzime të sinqerta për deputetët e zgjedhur, me urimin se do të dinë t’i përgjigjen besimit që u kanë dhënë qytetarëve shqiptarë për të çuar përpara procesin e reformave drejt integrimit të plotë në BE. Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj”./a.ç