• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada gjermane: Kemi hapur tregun e punës për shqiptarët, por kjo s’është zgjidhje!

by Java News
03/07/2018 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prishmëritë e BE-së nga Shqipëria që ajo të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit në 2019 janë temë e ditës në Tiranë. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar të hënën (2.07.2028) nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert, politikanë vendas, europarlamentarë dhe diplomatë të vendeve të BE diskutuan për detyrat e shtëpisë që Shqipëria duhet t’i bëjë mirë pas konkluzioneve të Këshillit të Përgjithshëm të BE, në Luksemburg.

Ndalim tërësisht azilkërkimit për motive ekonomike në vendet e BE
Fakti që mijra qytetarë nga Shqipëria, vitin e kaluar, kërkuan azil për motive ekonomike në vendet e BE , kryesisht në Francë dhe Holandë, ishte një nga argumentat kokëforta për bindjen e këtyre dy vendeve se Shqipëria nuk ishte gati të hapte negociatat e anëtarësimit në qershor 2018. Shifrat zyrtare mbështesin bindjen e tyre: EUROSTA deklaron se 27. 575 shqiptarë kërkuan në vitin 2017 azil për motive ekonomike. Numri është shqetësues edhe pse 30 % më i ulët se një vit më parë. Menaxhimi i integruar i kufinjve të Shqipërisë dhe marrveshja me FRONTEX ( European Border and Coast Guard Agency- Agjensia për Ruajtjen e Kufirit Europian dhe Rojes Bregdetare) kanë ulur në mënyrë drastike në 6 muajt e parë të këtij viti emigrimin e paligjshëm dhe azilkërkimin. Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, tha në tryezën e rrumbullakët se situata ka ndryshuar tërësisht. “Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria nuk është më një problem në Gjermani. Kjo ҫështje është zgjidhur përmes bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Praktikisht, mundësia e azilit të qytetarëve nga Shqipëria në Gjermani është përjashtuar” tha Anke Holstein.

Pro&Contra ndaj hapjes së tregut të punës për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania
Por situata ekonomike në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin Perëndimor mbetet e vështirë. Në raportin e fundit të Bankës Botërore ” Trendi i Tregjeve të Punës në Ballkanin Perëndimor- 2018” theksohet: “Tregjet e Punës në vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë , ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbi karakterizohen nga një nivel i ulët punësimi dhe i lartë papunësie në raport me standardet europiane. Gjithë rajoni po përballet, si kudo në Europë, me tkurrjen e popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve dhe emigrimit. Rreth 1/ 3 e popullsisë në rajon është në emigracion”.

Të dhënat aktuale të Bankës Botërore hedhin dritë në një realitet ku rajoni prej dekadash është furnizues me emigrantë në BE. Kjo pasi përmirësimet në tregjet e punës nuk kanë qënë të mjaftueshme për të mos nxitur rininë dhe njërezit e arsimuar të mos emigrojnë. Përkimi i nevojave të qytetarëve të BP për punë dhe i Gjermanisë për fuqi punëtore ka sjellë hapjen e tregut gjerman të punës ndaj rajonit. “Gjermania ka hapur tregun e punës për Ballkanin Perëndimor. Ka shumë njerëz nga Shqipëria që janë të interesuar të punojnë në Gjermani. Ka vonesa në dhënien e vizës për shqiptarët, që kanë një kontratë pune edhe pse personeli në sektorin e vizave është shtuar me 6 gjermanë dhe një shqiptar”, tha zv. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Anke Holstein: “Nuk mendoj që migrimi në Gjermani është një zgjidhje për Shqipërinë. Sidomos rinia duhet të qëndrojë në Shqipëri dhe të kontribuojë në këtë proces unik të përafrimit të Shqipërisë me BE. Forca e punës , profesionistët, ekspertët i duhen Shqipërisë. Dhe në fakt ka shumë mundësira që ata të qendrojnë në vend”, thekson Anke Holstein. DW

ma.me

Next Post
Ministri italian zhytet në pishinën e mafias [FOTO]

Ministri italian zhytet në pishinën e mafias [FOTO]

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In