Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë do të dalë me një deklaratë për reformën në drejtësi në orën 15:30. Lajmi bëhet me dije nga burime për “Ora News”. Ndërsa mbeten edhe gjashtë ditë nga afati i caktuar për miratimin e reformës në drejtësi, edhe sot deklaratat dhe takimet në lidhje me këtë çështje nuk kanë munguar.
Kryeministri Rama tha në një dalje për mediat se opozita po bëhet pengesë për miratimin e reformës, ndërsa pak minuta më pas, kreu i PD-së iu përgjigj Ramës me të njëjtën akuzë.
Pas replikave në distancë mes kreut të PD-së dhe atij të PS-së, në Kryeministri mbërriti kreu i LSI-së, Meta, i cili po zhvillon një takim me Ramën.
ma.me