Ambasada e SHBA në Tiranë është “veshur” mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit të Ukrainës në shenjë solidariteti.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka shpërndarë postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit në mbështetje të Ukrainës.
“Viti është 2022, jo 1919. Putin do që bota të kthehet pas në kohë. Në një kohë përpara Kombeve të Bashkuara. Në një kohë kur perandoritë sundonin botën. Të bashkuar me Ukrainën”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Departamentit të Shtetit./m.j