• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada Amerikane reagon për ‘listën e zezë’ me politikanë shqiptarë

by Java News
31/01/2018 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada Amerikane në Prishtinë është prononcuar për ‘Listën e Zezë’ në të cilën gjenden 25 kosovarë, ku mes tjerash gjenden zyrtarë të lartë të shtetit. Ambasada Amerikane ka thënë sot për Insajderin se kjo listë përditësohet shpesh varësisht sipas nevojës, duke mos komentuar për zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës që gjenden në atë listë.

“Departamenti i Thesarit i SHBA-ve menaxhon procesin ndërinstitucional të Qeverisë SHBA-ve për përcaktimin e personave për listën e Personave të Përcaktuar Veçanërisht (SDN) të Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC), në pajtim me ligjin dhe rregulloret e SHBA-ve. Në listën OFAC SDN personat dhe grupet shtohen në bazë të kritereve të vendosura paraprakisht dhe në bazë të një procesi ndërinstitucional të Qeverisë së SHBA-ve”. Ambasada Amerika në një përgjigje me shkrim ka sqaruar se kjo listë përditësohet shpesh por që nuk ka orar të përcaktuar dhe se emrat në listë shtohen apo hiqen sipas nevojës.

Më tej në përgjigje thuhet se Ambasada Amerikane nuk komenton raste individuale të personave që janë në listë. “SDN lista përditësohet shpesh. Nuk ka orar të paracaktuar për këtë por emrat shtohen apo hiqen sipas nevojës. Ne nuk do të komentojmë lidhur me rastet e veçanta të individëve që janë në listë. Ruajtja e integritetit të sanksioneve të SHBA-ve është prioritet i lartë i Shteteve të Bashkuara dhe është parimi shtytës i procesit rigoroz të shqyrtimit nga ana e Thesarit”, thuhet në përgjigje.
Më 26 janar të këtij viti, Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka vazhduar ndalimin e personave që nuk mund të udhëtojnë në SHBA. Në këtë listë janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shtetit si zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe dy deputetët e kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj (vëllai i kryeministrit të vendit) dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Pavarësisht se Limaj kishte qenë në këtë listë ai më parë kishte vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshilltari i Limajt, Endrit Shala para dy viteve ishte prononcuar për këtë çështje ku ai kishte thënë se Limaj gjendet në këtë listë vetëm për shkak të gjykimit të tij nga Haga. “Emri i Limajt në këtë listë ka të bëj vetëm me gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës. Këtë mund ta vërtetoni në listën zyrtare”, kishte deklaruar Shala.

Po ashtu në këtë listë që nuk mund të udhëtojnë drejtë ShBA-ve është edhe kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Në listë gjendet edhe ish-ushtari i ISIS-it, Lavdrim Muhaxhiri i cili është vrarë gjatë vitit të kaluar në luftërat në Siri. Në Listën e Zezë të SHBA-ve gjendet po ashtu edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Next Post
FOTOT/ Si e “zhdukën” italianët imazhin e Mbretit Zog, në kartëmonedhën shqiptare të vitit 1939!

FOTOT/ Si e “zhdukën” italianët imazhin e Mbretit Zog, në kartëmonedhën shqiptare të vitit 1939!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In