• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amazon merr fronin, gjiganti i internetit vlen 797 miliardë dollarë

by Java News
08/01/2019 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amazon u themelua 25 vite më parë. Dhe tani ‘libraria online’ ka eklipsuar Microsoft-in duke u bërë kompania më me vlerë në botë.

Gjiganti i internetit arriti një vlerë prej 797 miliardë dollarë kur tregu i aksioneve amerikane u mbyll të hënën. Aksionet e Amazon u rritën me 3.4 % duke kaluar Microsoft, me vlerë 789 miliardë dollarë.

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, është njeriu më i pasur në botë. Ai ka një pasuri prej 135 miliardë dollarësh, sipas indeksit Bloomberg.

Jeff hodhi nga froni themeluesin e Microsoft Bill Gates, vitin e kaluar. Është hera e parë që Amazon ka mbajtur pozicionin më të lartë.

E themeluar nga Bezos në vitin 1994, Amazon filloi aktivitetin si shitës i librave të dorës së dytë  dhe më pas u bë shitës me pakicë i artikujve në internet, si ushqime të freskëta dhe veshje.

Firma u krijua në një garazh në një periferi të Seattle, Washington.

Fillimisht u quajt “Cadabra” (si në “abracadabra”) dhe në vitin 1995 shiti librin e tij të parë “Fluid Concepts and Creative Analogies: Computer Models of the Fundamental Mechanisms of Thought”, të Douglas Hofstadter.

Në fillim të vitit 1996, Amazon nisi të shiste libra online në të gjithë SHBA.

Biznesi kaloi në bursë në vitin 1997 duke arritur një vlerë prej 54 milionë dollarësh.

Si rezultat, Bezos iu bashkua rradhës së biznesmenëve më të pasur në botë para se të mbushte 35 vjeç.

a.cupaj

Next Post
Rektori i “Politeknikut”: Shkresa për pagesat e studentëve, lajm i sajuar

Rektori i "Politeknikut": Shkresa për pagesat e studentëve, lajm i sajuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In