• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alvini shpëtoi nga ISIS, kur do të lirohet kampi “Astir’?

by Frrok Çupi
07/11/2019 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ka ndodhur në të njëjtën ditë: Alvini- djali 11 vjeçar që tërhoqi dashurinë e botës normale, sapo u lirua nga kampi tmerr i ISIS dhe është nisur për në shtëpi; dhe njëkohësisht një punëtor 50 vjeç qëllohet me gurë dhe i thyhen kockat në ‘Astir’ të Unazës së Re në Tiranë. Duket se rastësia ka përbashkuar dy objekte të ngjashme. ‘Astir’ i Tiranës, që prej një viti është kthyer në një kamp frike, terrori dhe bezdie për normalët e kësaj toke.

Aty ka ngulur levën ‘Arkimedi’ i krimit shtetëror dhe e ka khyer në ‘kamp’ terrorist frike kundër shumicës absolute njerëzore që do të jetojë qetë dhe me nder; kundër zhvillimit urban të kryeqytetit dhe të vendit. Këtu do të ndërtohet një rrugë e gjerë dhe mbikalim i aftë për të liruar gjithë rrugët dhe për t’i dhënë leje lëvizjes, biznesit, qytetarisë, fundjavës, shkollës dhe kohës. Por ja që një grup militantësh politik të dhunshëm, me urdhër nga bosët e tyre, kanë vendosur të mos hapin rrugë.

Po pse pikërisht në Astir?

Shpjegimin e parë e ka dhënë vetë Zonja e Parë, Monika Kryemadhi, e cila ka dëshmuar se aty ka ndërtuar një pallat ‘me financat e babait llogaritar’ në kooperativë gjatë komunizmit. Ruajtja me çdo kusht e këtij pallati po merr jetë njerëzish dhe po i merr kohë zhvillimit të vendit. Një punëtor i ndërtimit të Rrugës, është plagosur sot dhe është dërguar në fije të vdekjes. Të tjera akte terroriste paralajmërohen për të ardhmen.

Ndërsa shpjegime të tjera, sot për sot- akoma pa folur Prokuroria- veç mund të nxirren nga konteksti i zhvillimit të mafies në vendin tonë: Aty u vendos qendra e terrorizmit politik e ndërtuar nga forcat jashtë- parlamentare PD dhe LSI; aty u projektua dhe u shpall një ’97 tjetër’ që do të thotë djegia e vendit për të djegur çdo dëshmi krimi. Qëllimi i ngritjes së kampit ‘Astir’ lidhet ngushtë me lëngatën e vendit dhe planin e zi për hapjen drejt botës Islamike. Dy forcat politike që e ndërtuan, e menduan mirë, sipas stilit Sirian ku ndodhej Alvini i vogël: Një kamp që shitet si revolucionar- por që krijon dhunë dhe frikë; një kamp në mes të rrugës për në kryeqytet që i thotë botës se ‘Shqipëria nuk ka lidhje me Perëndimin’, një kamp i sëmurë që pret aleanca me ‘mjekë’ nga Lindja me qëllim që vendi të shkëputet nga influencat Perëndimore.

LEXO DHE : Rudina Xhunga: Mos debatojmë kush e nxori Alvinin, po kush e futi, që të shpëtojmë Alvinë të tjerë!
Ja pse është ndërtuar ky kamp, thuajse Islamik, në rrugë- kalimin mes Jugut dhe Perëndimit, mu në kryeqytet.

Nga kampi Astir nuk ke çfarë kërkon, përveç asaj çfarë është vetë kampi… Por kërkohet nga qeveria, nga shteti, nga e drejta dhe nga forcat përparimtare të vendit… Qeveria mori pjesë me sukses në operacionin për lirimin e Alvinit në Siri- gjë e mrekullueshme që bëri. Po kur do tí shpëtojë Alvinët me mijëra e mijëra nga kampi i Astirit në Unazën e Re?

Aty dhunohen njerëz, aty dhunohen të sëmurë që kërkojnë spitale, dhunohen fëmijë shkolle, kalimtarë, njerëz- boll të thuash njerëz. Aty torturohet e drejta e njeriut. Aty pengohet zhvillimi ynë. Para se të ndërtohet rruga e Madhe të Astiri ne nuk mund të shpresojmë se mund të lëvizim lirshëm në atdheun tonë. As mund të kemi Teatër, as Bibliotekë, as Kulturë, as Art… A kemi zot ne? Zoti në tokë është shteti. Ku është? Hajde i dashur shtet, liroje kampin Astir, liroje që pisllëku të shkojë në lumin e pistë dhe njerëzit të bëjnë jetë qytetare.

A kemi qeveri ne? A kemi bërë zgjedhje ne? Nëse qeveria ka frikë nga pesëdhjetë militantë të dhunshëm në Astir, atëherë si vallë mundi të hyjë në kampet e ISIS për Alvinin?

Apo ka një marrëveshje me kampin e Astirit për të torturuar lirinë e njerëzve të lirë të vendit? Ku nuk fluturon mendja p e njeriut para një kampi Islamik në hartën evropian. VERITAS.COM.AL/

Next Post
Tërhiqen nga tregu mbi 1 milion kg mish pule, dyshime për përzierje me materiale metalike

Tërhiqen nga tregu mbi 1 milion kg mish pule, dyshime për përzierje me materiale metalike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In