Tani ka një jetë të qetë, të mbushur me dashuri dhe shumë përkushtim. Alvini është i lirë që të bëjë një jetë si të gjithë moshatarët e tij. Tashmë jeta e tij ka ndryshuar dhe kjo është reflektuar edhe në pamjen e tij të jashtme; një buzëqeshje të pastër, që duket se e ka lënë pas “horrorin” që mund të ketë përjetuar në atë kamp… dhe sigurish një model i ri i flokët, ashtu siç është në trend. Alvini pothuajse nuk njihet fare.
Një detaj i bukur që vihet re është edhe varsja që Alvini mban në qafë, me shqiponjën, simbol i shqiptarëve.
Është gazetari i “Le Iene”, Taulant Kopliku, i cili ka publikuar një fotot të 11-vjeçarit, bashkangjitur së cilës shkruan: “Si ndryshoi kështu? E thjeshtë. Së pari dashuria dhe përkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij. Si dikur për të rezistuar përballë së keqes, ashtu edhe sot për t’u bërë ky djali që është shohim. Ne fare pak ditë një tjetër fëmijë”.