• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aludimet e “luftës” Veliaj-Balluku, pas “luftës” Rama-Veliaj

by Bledi Lumani
09/01/2025 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Kush i ndjek mediat e financuara nga Berisha dhe Meta, investimin kryesor të tyre ndër vite, kanë pasur si t’i tregojnë publikut se gjërat në Partinë Socialiste nuk janë aq mirë sa duket nga jashtë dhe se aty ka një luftë të egër për pushtet, gjë që do të sillte rrëzimin e tyre.

Për vite me radhë, e kanë ushqyer lexuesin me “luftën” Rama-Veliaj dhe aludonin se nga momenti në moment, kryeministri do e “shiste” kryebashkiakun.

Nuk ndodhi kurrë!

Tani kanë gjetur një kundërshtar të ri për Veliajn: Belinda Ballukun.

Kanë muaj të tërë që flasin për këtë “konflikt”, duke iu referuar “burimeve të brendshme, por që nuk duan të identifikohen”.

Së fundmi, Lapsi.al, e bënte fakt të kryer këtë konflikt, duke iu referuar shkrimeve të disa mediave “pro-bashkiake”, për trafikun e rënduar në Unazën e Madhe, pas hapjes së saj.

“Brenda një kazerme politike si Partia Socialiste nuk guxon kush të ngrejë zërin kundër shefit, por kur vjen puna te rivaliteti i brendshëm, partia zien nga intrigat dhe sulmet pas shpine. Mjafton të shohësh mediat që tradicionalisht mbështesin Erjon Veliajn, se si këto ditë janë shqetësuar në bllok për trafikun e rënduar të automjeteve në Tiranë.

Në fakt, lajmi që qarkullon në të njëjtat media pro-Veliajt nuk është shqetësimi i qytetarëve për trafikun e Tiranës”, shkruan dikush pa emër tek Lapsi.al, në një shkrim me titullin “Si po koordinohet nga Veliaj sulmi kundër Belinda Ballukut”.

“Interesante është se i njëjti shqetësim i ka kapur njëherësh të gjitha televizionet dhe portalet, që tradicionalisht kanë mbështetur Erjon Veliajn dhe që më parë, nuk i kanë prekur tema të tilla me konotacion negativ për qarkullimin e mjeteve në Tiranë”, vijon më tej shkrimi pa autor.

Nuk do më bëntë shumë përshtypje si shkrim, se aludime të tilla pa fakte, bëhen rëndom prej vitesh në median shqiptare, sikur aty të mos përfshihej edhe gazeta TemA dhe specifikisht, një lajm që e kisha futur vetë.

Nuk mjaftoi fakti që më duhej të prisja 30 min për të bërë 200 metra rrugë, sepse në një pjesë të Unazës nuk kanë përfunduar punimet dhe lëvizja bëhet me një korsi, por më duhej të lexoja shkruesin anonim, se në fakt, shqetësimi im nuk ka qenë ky, pra që për dy ditë me radhë “haja veten” nga revolta e të priturit pa fund në trafik, por se kam marrë urdhër nga Erion Veliaj, që të sulmoj Belinda Ballukun, se kjo e fundit është armike e tij.

Shkruesi anonim, pra, bazuar në një “burim që nuk do të identifikohet”, e di se çfarë kisha unë në kokë, kur bëra atë lajm 4-5 radhësh, për trafikun në “Unazën e Madhe”.

Paska qenë një sulm ndaj Belinda Ballukut, i orkestruar nga Erion Veliaj.

Do të ishte marrëzi tani, të sfidoja këtë anonimin, duke i dhënë edhe telefonin fjala vjen, për të parë nëse kam marrë ndonjë sms për të bërë shkrime kundër Unazës, pasi përkundrazi, më janë fshirë shkrime të tilla, por dua të shoh me pozitivitet.

Është gjë e mirë që më në fund mediat pranë Berishës dhe Metës, nuk flasin keq për një vepër të Qeverisë dhe na e kanë lënë ne “mediave qeveritare” këtë detyrën e kritikës.

Qoftë edhe për të mbrojtur Belinda Ballukun, në “betejën” kundër Veliajt!

Next Post
Një 8 janar i dytë? Pazare në Grupin e PD, gati për nisjen e një lufte civile

Sali Berisha hyn në burgun e Fierit, takohet me të dënuarin Ervin Salianji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In