• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Altin Dumani ‘sfidon’ Argita Malltezin në auditor: Kreu i SPAK në një bashkëbisedim me studentët në Fakultetin e Drejtësisë

by Java News
12/03/2024 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Altin Dumani sfidoi Argita Berishën, në vendin e saj të punës. Kreu i SPAK-ut zhvilloi një vizitë në auditoret e drejtësisë në të njëjtën kohë që vajza e Sali Berishës, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, mbajti një konferencë në mbrojtje të të atit dhe kundër institucioneve të drejtësisë.

Në takimin me studentët e juridikut, Dumani ka përcjellë mesazhe inkurajuese për ta, teksa i bëri thirrje publikut për të denoncuar të korruptuarit. Në fjalën e tij mbi rolin dhe funksionin e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kryeprokurori iu drejtua studentëve se e vlerësonte këtë takim, duke e konsideruar si një komunikim me kolegët e tij të së ardhmes. Ai u shpreh se “është pikërisht kjo përgjegjësi qytetare, por dhe institucionale që ndjej për të komunikuar me ju sot si juristë të së ardhmes dhe ta marrë me shumë seriozitet këtë takim”.

Altin Dumani bëri një paraqitje të rolit dhe funksionit të SPAK, duke u ndalur te kuadri ligjor, i cili garanton pavarësinë e këtij institucioni, duke theksuar nevojën për shtim personeli, mjetet speciale të hetimit dhe për pavarësi të garantuar. Dumani u ndal te BKH dhe sektorët e brendshëm të SPAK, duke nënvizuar strategjinë e ndjekur nga SPAK në lidhje me hetimin e pastrimit të parave që tashme aplikohet për çdo hetim të veprave penale, në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Dumani tregoi se vlera  e aseteve të sekuestruara llogaritet në 43 milionë euro. Ai cilësoi se numri i sekuestrimeve dhe konfiskimeve në vitin 2023 është rritur ne mënyrë të konsiderueshme.

Në fund të bisedës së tij, Dumani u ndal te qasja ndaj luftës kundër korrupsionit, e cila sipas tij është një betejë, e cila duhet të bëhet nga të gjithë. Kjo luftë nuk mund të kryhet vetëm nga SPAK, por në çdo qelizë të shoqërisë. Ai theksoi se të gjithë kemi përgjegjësinë të mbrojmë institucionet tona nga korrupsioni.

“Edhe ju si studentë të drejtësisë keni përgjegjësinë e denoncimit të korrupsionit në institucionet arsimore, sikurse ka çdo funksionar dhe çdo qytetar detyrimin ligjor ta bëje atë për institucionet ku ai punon, përfshi dhe SPAK. Është nevoja për pavarësi të garantuar në punën tonë si dhe për pasurimin e personelit dhe mjeteve speciale të hetimit”, mësohet të ketë thënë kreu i SPAK-ut në ambientet universitare./m.j

Next Post
Më 21 janar 2011 me urdhër të tij u vranë 4 protestues/ Berisha nga Laçi: PD, parti e të drejtave dhe lirive të qytetarit

'21 janari' tremb Berishën, avokati: Vendimi i Strasburgut s'është detyrues për SPAK. Familja Nika mund të kërkojë të drejtën e saj, por…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Argita Malltezit

April 7, 2026
Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

Përplasjet në seancën e fundit plenare, Noka përjashtohet me 20 ditë, Hoti 10

April 7, 2026
“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte!”, Trump kërcënon Iranin!

April 7, 2026
Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

Shkolla e re 9-vjeçare në Astir gati për vitin e ri shkollor, Ristani: Do të akomodohen 1 mijë nxënës

April 7, 2026
Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

Balla: Kërkesat për PD duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën

April 7, 2026
Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In