• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alternativa e re për Gjermaninë, ndalimi i xhamive

by Aalison Pearse Stevens
02/04/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dega e Bavarisë së Poshtme e Alternativës për Gjermaninë (AfD) ka paraqitur projektin deri tani më antiislam për programin e partisë populiste të djathtë AfD. Në dokumentin, të cilën e kanë në duar gazetat e “Rrjetit të redaksive Gjermani” (RND), kjo parti kërkon ndalimin e “ndërtimit dhe aktivitetit” të xhamive.

Xhamitë i shërbejnë jo vetëm “ritualit të përbashkët të faljeve, por edhe përhapjes së doktrinës islame, të drejtuar në eliminimin e rendit tonë juridik, thuhet në dokumentin me titull “Guxim për përgjegjësi”. Autorët e propozimit më tej pohojnë se Kurani lejon “gënjeshtrën dhe mashtrimin”.

Veç kësaj, feja islame “në rrugën e saj të deklaruar për sundim të përbotshëm ka mbërritur tashmë në 57 prej 190 shteteve”, raporton DW.

Sulm ndaj lirisë së fesë

Hartuesit e projekt-programit shkruajnë se janë të ndërgjegjshëm se ky hap i ri shkel Ligjin Themelor të Gjermanisë, i cili garanton lirinë e fesë. Por politikanët e djathtë shkruajnë megjithatë se kjo liri duhet të ketë kufi.

 

Në fund të fundit, autorët e Ligjit Themelor nuk mund ta merrnin me mend “se në fushën e zbatimit të kushtetutës mund të hynin edhe fe, të cilat bëjnë thirrje për vepra penale (…) dhe që kanë si pikësynim sundimin e përbotshëm”.

Një grup ekstremist i veçuar brenda AfD, “Krahu” besohet se është përgjegjës për propozimin për programin. Kryetari i degës së AfD-së në Bavari, Petr Bystron u distancua nga dokumenti, por pranoi se kishte dijeni për të.

E pranishme në tri parlamente landesh

Bryston tha se drafti është një kundërpropozim për manifestin zyrtar, që ka publikuar javën e kaluar AfD. Në fund të prillit, AfD do ta miratojë në një kongres programin e saj bazë. Propozimi për ndalimin e ndërtimit të xhamive është deri tani propozimi më radikal për politikën ndaj fesë të AfD-së. Në shkresë thuhet shprehimisht: “Feja islame nuk bën pjesë në Gjermani”. Në Gjermani vlerësohet se jetojnë katër milionë myslimanë, këta janë pesë për qind e të gjithë popullatës. AfD kërkon edhe që femrave t’u ndalohet mbajtja e shamive dhe e çarçafit. Veç kësaj, politikanët në fjalë duan ta kufizojnë ndikimin e fesë islame: p.sh. imamët duhet të shkollohen vetëm në gjermanisht dhe vetëm në universitetet gjermane, kërkohet.

Programi i AfD-së është kthyer që prej sukseseve në zgjedhje të partisë në mars në një temë e madhe.

Në tri lande të Gjermanisë populistët e djathtë kanë arritur të hyjnë në parlamente. Një rol të rëndësishëm në fitoret në zgjedhje ka luajtur refuzimi i politikës së Angela Merkelit për refugjatët. AfD përpiqet ta zgjerojë spektrin tematik të saj dhe prandaj e ka vendosur tani fenë islame në shënjestër, citohet Express.

Next Post

Uri seksuale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In