Kanë qenë tre shqiptarët nga Kosova, Nexhat Palushi, Fadil Sahiti dhe Astrit Krasniqi, që në temperaturën -10 gradë celsius, kanë valëvitur flamurin shqiptar.
Nesër është 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa në ditën e Kuvendi i Shqipërisë, mirëpriti atë të Kosovës.
Deputetët nderuan dy himnet, fillimisht atë të Kosovës, e më pas të Shqipërisë, për t’i lënë rrugë mesazheve për të forcuar bashkëpunimin, duke mos harruar historinë.
Kryeministri Edi Rama, tha se Kosova do të përmbyllë shumë shpejt kapitullin e njohjes së plotë. Por kjo mbledhje e parë, për të ishte e paplotë pa Hashim Thaçin, i cili ndodhet në Hagë.
Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Shqipëria e Kosova janë një kala e përbashkët ku gjithkush vendos një tullë.
/s.f