• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Alo, doktor’…./ Kujtimet e Dr. Skënder Bratajt me video: Ram a po e sheh këtë video, ky është momenti kur u shpëtove nga rrënojat e tërmetit

by Java News
26/11/2021 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj e ka kujtuar me anë të një shkrimi të gjatë se si u përjetua tërmeti i 26 nëntorit në Urgjencë.

Shkrimi i plotë
Kjo pjesë filmike tregon momentet e shpëtimit të jetës tënde Ram! Kudo që të jesh në këtë moment të uroj gjithë të mirat e botës! Je i vetmi që shpëtove nga katër katëshi  dhe dita e mallkuar e 26 Nëntorit 2019 te këneta në Durrës, pas 12 orësh nën rrënoja! Por jeta vazhdon dhe ti duhet të jetosh, duhet të ecësh me forcën që tregove 12 orë i bllokuar në rrënoja, duhet të jetosh sepse jeta triumfon!

Ora 03:50 datë 26.11.2019. Tërmet!

Mjeku 127: Alo, doktor është shembur një pallat 10 katësh në Durrës!

Ora 03:55 datë 26.11.2019

Mjeku 127: Alo, doktor janë shembur 4 pallate në Thumanë!

Ora 03:58 datë 26.11.2019

Ministria: Skender si është gjendja?

Çfarë të mendosh kur bie një pallat në Durrës? Minimumi që është të paktën me 10 kate, minimumi që janë 80-100 familje. Duke imagjinuar orën 03:50, sigurisht që numri i familjarëve është maksimal në banesë. Pra të paktën 350-400 persona! Po katër të tjerë në Thumanë 4 katësh? Këto ishin mendimet e mia ndërkohë që po shkoja drejt QKUM në rrugët e Tiranës të mbushura si asnjëher me makina dhe njerëz që vraponin. Ndërkohë krijimi i grupeve të Ëhatsapp-it dhe njoftimi telefonik i mjekëve, infermierëve dhe shoferëve ishte imediatë. Shumë prej tyre nuk pritën të thirreshin, por u paraqitën menjëher ose telefonuan pas tërmetit.

Më ngohnin zemrën me fjalët e tyre, doktor po vij, doktor jam nisur, doktor njoftova këtë apo atë koleg! Më dhanë qetësinë dhe kthjellësinë mendore për të vepruar sa më shpejt. Ne duhej të ishim pranë njerëzve, ata nuk duhej të ishin vetëm në një tragjedi të tillë. Për disa minuta u organizuan 9 ekipe dhe u nisën 5  drejt Durrësit dhe 4 drejt Thumanës. Raportimet ishin tragjike, jetë të humbura, njerëz të plagosur dhe mbi të gjitha njerëz të bllokuar poshtë rrënojave!

Aktivizimi i sallës së maksiemergjences lejtësoi punën pranë Njësisë së Koordinimit. Alertimi i të gjithë spitaleve për të thirrur menjëherë ekipet dhe organizimi i tyre vazhdonte njëkohësisht. Në orët e para lajme të ndryshme vinin nëpërmjet mediave dhe pamje nga më dramatiket. Ne kishim një informacion të menjëhershëm, sepse në çdo godinë të rrënuar kishim ekipet tona që raportonin dhe ne i përcillnim ministrisë informacionin menjëherë. Kur pashë pamjet e kënetës në Durrës, dhe ndërkohë që Njësia ishte në koordinim të plotë me mjekët dhe infermierët të orientuar më së miri, mendova të shkoja atje për të parë nga afër çfarë po bëhej dhe si mund të ndihmoja. Filluam punën dhe mbas 7-8 orësh gërmimi me çdo mjet, por sidomos me duar, sepse çdo lëvizje rrëzonte pluhur dhe inerte që rrezikonin jetën e tij.

Ai tynel i vogël drite i krijuar me duar sidomos nga personi i futur brenda(kujtoj vetëm emrin, Kalem) që duket në këto imaxhe dhe afrimi i djaloshit drejt daljes, mu duk njësoj sikur po prisja një lindje të re, gjë e cila më ka ndodhur disa herë në eksperiencën time si mjek, në banesë dhe në ambulancë! Nuk përshkruhet emocioni, kënaqësia, dhe entusiazmi i atyre njerëzve që punonin  bashkë me mua, kur arritëm të  nxirnim atë djaosh nga rrënojat, të mernim nga duart e vdekjes jetën e tij! Po ashtu më raportonin se edhe sitet e tjera po nxirnin persona të gjallë nga rrënojat!

Koha ikën kaq shpejt sa datat na kujtojnë eventet që kemi përjetuar. Tragjeditë na mësojnë të jemi të gatshëm për çdo të pa pritur, është e pa falshme të mos jemi pranë tyre. Jeta gjithmonë triumfon!/m.j

Next Post
Aleanca Berisha e Meta, “puç” kundër Bashës më 26 prill për ta larguar

Akuzat mes Berishës, Bashës e Metës meritojnë hetim nga SPAK, të “respektohen”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In