Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli, ka shënuar dy gola në derbin ndaj Chelseat duke ia ndërprerë serinë e suksesshme prej 13 fitoreve rresht në Premier Ligë.
Anglezi shënoi dy gola me kokë pas harkimeve të Christian Eriksenit për fitoren 2 me 0.
Me këtë fitore Tottenhami kalon në vendin e tretë nga e pesta. Tottenhami ka 42 pikë në tabelë, dy më pak se Liverpooli që është i dyti e shtatë më pak se Chelsea që vazhdon të prijë. (b.an)