Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pas takimit ka deklaruar se është shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, edhe pse u eliminua nga Reali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai thotë se ekipi i tij e meritoi të shkonte në vazhdime, transmeton Koha.net. Ishte një penalti në kohën shtesë për Realin, të cilën në gol e shndërroi Ronaldo për të çuar “Los Blancos” në gjysmëfinale.
“Ndeshja e parë më kishte dhënë besimin se mund t’ia dilnim, dhe ekipi e meritoi të shkonte në vazhdime. Te enjten do të vazhdojmë, por të premten duhet t’i rikthehemi punës pasi kem ndeshje të madhe në fundjavë. Juve zhvilloi ndeshje të madhe dhe duhet të uroj lojtarët e mi.
Fatkeqësisht detajet e vogla e ndryshuan krejt ndeshjen fatkeqësisht. Kisha edhe dy zëvendësime që i planifikova për kohën shtesë, dhe kisha besim se mund t’ia dilnim.
Më vjen keq për lojtarët për ndeshjen e Madridit dhe atij në Torino. Për 60 minuta ishim më të mirë se Reali në Torino, por humbëm 3-0, dhe i dominuam”, ka thënë Allegri. (b.an)










