Menjëherë pas fitores kundër Sampdoria-s që e çoi në +6 diferencën e pikëve me Napolin ndjekës, trajneri i Juventusit ka dhënë një intervistë për “Premium Sport”. Allegri ka habitur jo pak me fjalët e tij pasi ia faturoi Pjaniçit momentin e keq të lojës derisa ky i fundit u zëvendësua.
“Më vjen mirë për Howedes. Ka pasur një sezion shumë të keq dhe nuk ishte e lehtë për mua ta aktivizoja në momente të caktuara. Ndeshja kundër Sampdoria-s, ishte ajo e duhura. Lichtsteiner luajti shumë në Madrid dhe duhej të pushonte”.
“Titulli? Napoli po zhvillon një kampionat të madh. Deri në momentin që nuk do të kemi sigurinë matematike, nuk kemi fituar asgjë. Tani kemi një ndeshje me Crotone-n dhe më pas përballjen direkte: do të jenë dy ndeshje vendimtare.
Rinovimi? Kur të përfundojë kampionati, unë do të shkoj në plazh i qetë”. Pajniç u zëvendësua në 43-t të takimit pas një dëmtimi dhe vendin e tij e mori braziliani Douglas Costa. Pas vetëm 2 minutash, kur pritej fundi i pjesës së parë Manxhukiç zhbllokoi rezultatin. (BalkanWeb)