Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, raportohet se ka arritur marrëveshje me Chelsean për t’u bërë menaxheri i ardhshëm i klubit. “Blutë” janë në kërkim të një trajneri të përhedhshim pas Jose Mourinhos, që i liroi vendin trajnerit të përkohshëm Guus Hiddinkut.
Diego Simeone, Antonio Conte, Jorge Sampaoli dhe Manuel Pellegrini janë përmendur si disa nga alternativat për këtë post, por, sipas “Calciomercato”, Allegri tashmë ka arritur marrëveshje katërvjeçare me klubin anglez. Raportimi po ashtu shton se tashmë Allegri ka nënshkruar para-kontratë me klubin anglez.