• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Alkool dhe depresion, çekja që u hodh nga hoteli marshoi për dy turistët e vrarë

by Java News
01/11/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 52-vjeçare çeke tentoi vetëvrasjen në Tiranë, qindra kilometra larg vendlindjes së saj. Hana Demetrova, e cila ka vizituar shpesh vendin tonë është hedhur nga kati i gjashtë i “Hotel Tirana” dhe ka rënë në tarracën e katit të tretë, duke pësuar dëmtime të shumta.
demetrova
Në një letër të gjetur nga policia në dhomën e hotelit, zbulohet se 52-vjeçarja kërkonte të vetëvritej. Në këtë letër Hana Demetrova shkruan: “Përdorni organet e mia nëse është e nevojshme”. Gjithashtu në dhomën e hotelit në katin e gjashtë janë gjetur edhe 3 shishe alkooli bosh. Më herët policia njoftoi se shtetasja çeke, dyshohej se kishte rënë aksidentalisht, por më pas është zbuluar letra që ajo ka lënë. Aktualisht Hana Demetrova po kurohet në Spitalin e Traumës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarsisht frakturave që ka marrë në trup dhe në kokë.

Hetimet për ngjarjen
Lidhur me hedhjen e 52-vjeçares nga Hotel Tirana, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që sollën në tentativën për tu vetëvrarë të shtetases çeke. Pritet që pas përmirësimit të shëndetit të saj, Demetrova të meret në pyetje për ngjarjen. Ndërkohë dyshimet e para të policisë flasin se tentative për tu vetëflijuar ka ardhur si pasojë e depresionit. Policia ka marrë informacion dhe nga ambasada Çeke, ku mësohet se Demetrova është një vizitore e rregullt e vendit tonë. Madje Demetrova mësohet ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri, duke hyrë në një marrëveshje me një shtetas shqiptar, marrëveshje e cila është prishur më vonë. Çekja ishte e angazhuar me organizatat joqeveritare në Shqipëri duke marrë pjesë në një serë aktivitetesh, përfshirë edhe prezantimin e vendit tonë tek investitorët çek. Hana Demetrova ishte pjesëmarrëse në marshimin e 4 korrikut 2014, ku është bërë pjesë e solidaritetit të zhvilluar në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çek në zonën e Thethit. E pyetur nga mediat në atë kohë, ajo shprehet se vlerëson solidaritetin e shqiptarëve për krimin e dyfishtë.

Organet dhurojini
“Përdorini organet e mia nëse është e nevojshme”. Ky ishte shënimi që është gjetur në dhomën e hotelit të shtetases së huaj, që tentoi dje të vetëvritej duke u hedhur nga kati i 6-të, i 15-katëshit, në Tiranë. Policia ka gjetur letrën, që shtetasja Hana Demetrova 52 vjec nga Çekia, ka shkruar përpara së të hidhej. Më herët, policia njoftoi se këtë të hënë, ora 14:10, në Bulevardin “Zogu I”, te Hotel “Tirana Internacional”, dyshohej se kishte rënë aksidentalisht nga tarraca e verandës së këtij hoteli, një shtetase e huaj ende e paidentifikuar, 52 vjeç. Kjo shtetase u dërgua për mjekim te menjëhershëm dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,pranë spitalit të Traumës.

Marshimi
Hana Demetrova ishte pjesëmarrëse në marshimin e 4 korrikut 2014, ku është bërë pjesë e solidaritetit të zhvilluar në Shkodër pas vrasjes së çiftit të turistëve çek në zonën e Thethit.

Mashtrimi
Demetrova mësohet ka investuar në zonën e Thethit në Shqipëri, duke hyrë në një marrëveshje me një shtetas shqiptar, marrëveshje e cila është prishur më vonë.

Çekja tentoi 2 herë të mbytej në det
Kjo nuk është hera e parë që shtetësja çeke Hana Demetrova ka tentuar vetëvrasjen. Brenda muajit tetor, 52-vjeçarja ka hyrë 2 herë në det për tu vetëmbytur në plazhin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, më 1 tetor 2016, “një 52-vjeçare çeke, H.D., rezidente në Tiranë, ka tentuar të mbytet në det. Ajo ndodhej në plazhin e Durrësit dhe është futur në ujë, në tentativë për t’u mbytur”. Edhe 22 tetor 2016, shtetësja çeke ka tentuar sërish t’i japë fund jetës duke u mbytur në bregdetin e Durrësit, por ka arritur të shpëtojë falë ndërhyrjes në kohë të personave që e kanë pikasur. Ngjarja është shënuar në mbrëmje, rreth orës 21:00.
Shqiptarja/d.i.

Next Post
Kanadaja pranon 300 mijë migrantë më 2017

Kanadaja pranon 300 mijë migrantë më 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

March 23, 2026
Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

Gogu dënon dhunën në protestë: Molotovët janë gjuhë e varfër politike, ngadalësojnë rrugëtimin drejt BE

March 23, 2026
Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

Lamallari viziton në spital policët e plagosur: Pabesi të përdorësh të miturit për të sulmuar me molotovë

March 23, 2026
Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

Protesta e opozitës, Policia: 6 efektivë të lënduar, 20 qytetarë të shoqëruar

March 23, 2026
Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

Thellohet bilanci tragjik, 3 viktima prej aksidentit në Vlorë

March 23, 2026
Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In