• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqiptarët u lanë pa opozitë”/ Alizoti: Duhet grup negociatorësh për të zgjidhur krizën në PD, Alibeaj të dorëhiqej

by Java News
13/04/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti beson se mbledhjet e grupit parlamentar nuk zgjidhin krizën në PD. në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Alizoti duke komentuar mbledhjen e fundit, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje theksoi se nuk është kjo mënyra e bashkimit.

Demokrati shprehet se grupi parlamentar si organ i pranuar nga të dyja palët duhet të krijojë një grup negociatorësh. Sipas tij, Enkelejd Alibeaj fillimisht duhet të ishte dorëhequr dhe më pas të nisnin negociatat për bashkim.

“Ndodhi ajo që ju shihni. Po ndodh një mish-mash i madh brenda një partie që është end enë procesin e rigjetjes së vetes. Është një proces i vështirë bashkimi, nëse do të ndodhë.

Nuk mundet në mbledhje, nuk mund të jetë zgjidhja e një krize, kur ka qenë e madhe dhe e thellë. Për ta zgjidhur duhen disa etapa. Duhet të caktohet një grup negociatorësh. Ngelem te grupi se është i vetmi organ legjitim qa të gjithë palët e pranojnë. Grupi duhet të zgjidhte 3 ose 4 negociatorë. Takimet q mund të mbahen pa pasur pika të qarta nuk zgjidhet dot krizë sepse ëhstë e thellë. Nuk zgjidhet kriza nëse ne flasim tetë orë.

Pala në minorancë qëllon na bllokun s aj dhe pas 6 marsi meqë kryetari dha dorëheqjen unë mendoj qa nga ana politike, kjo s’ka të bëjë në lidhje me pozicionimin tim, pjesa që doli në këto zgjedhje duhet të kishte dorëheqje nga pozicioni i saj. Siç bëri zoti Gjekmarkaj dhe Duma dhanë dorëheqjen, duhet të ndodhet edhe nga zoti Alibeaj dhe të kishim një negocim të palëve. Nëse palët fillojnë dhe mbajnë të dy të qëndrime nuk funksionon”, tha ai.

Jemi në krizë parlamentare, shqiptarët u lanë pa opozitë

Për Tomor Alizotin, Partia Demokratike është në një krizë parlamentare. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat u shpreh se kur një grupim ka konflikt të brendshëm është në krizë dhe në këtë mënyrë kanë lënë edhe shqiptarët pa opozitë.

“Ne jemi në krizë parlamentare. Kjo është logjike, kur një grupim ka konflikt ai është në krizës. Ne dhe fatkeqësia është se kemi lënë dhe shqiptarët pa opozitë. Po asgjësojmë veten duke u marrë me veten. Struktura e partisë nuk pozicionohet dot me kundërshtarin. Ky tregon që palët janë duke u vetëasgjësuar. Kur palët mendojnë se janë në të drejtë absolute kriza thellohet”, tha ai.

Duke komentuar animimin e Enkeljd Alibejat, Alizoti thekson se zgjidhja nuk vjen nga gjykatat, por duhet të jetë politike. Sipas tij, Alibeaj duhet të kërkonte votëbesimin e deputetëve në pozicionin e tij si kryetar grupi.

“Unë mendoj që zgjidhja e një krize nuk zgjidhet në gjykatë. Nuk ka parti politike në Evropë që zgjidh gjërat e veta me gjykata. Edhe në mbledhje e kam thënë po shkoni në absurditet. Në një forcë politike vendos vota kush është shumica dhe pakica. Unë mendoj që edhe ajo që ka më pak ndjekës në PD duhet të unifikohet. Unë hodha një ide, meqë grupi parlamentar po të isha në vendin e tij të Alibeajt do e rivotoja veten”, u shpreh deputeti i PD./m.j

Next Post
Tenderi i uniformave të Policisë: SPAK tërhiqet nga hetimi i kompanive fituese

Tenderi i uniformave të Policisë: SPAK tërhiqet nga hetimi i kompanive fituese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In