Alizoti braktis mbledhjen e grupit parlamentar: Fjalët ‘hapa pas’ të Bashës janë thjesht taktika

Alizoti

Deputeti i PD Tomorr Alizoti foli në një prononcim për mediat, ndërsa doli nga mbledhja e grupit parlamentar, ndërsa theksoi se një numër i madh deputetësh kanë kërkuar sot dorëheqjen e kryedemokratit Basha.
“Një pjesë e madhe është për dorëheqjen folën në mënyrë brilante. Të vish në 2022 dhe të gjesh një parti që të kujton Spacin, kjo s’është më parti politike. Dhe nëse duam të jemi pjesë e perëndimit duhet të pranojë dorëheqjen. Modeli perëndimor ky është, modeli Putinist është të qëndrosh në pushtet.

Zotëria në fjalë ka përdor një fjalë ‘hap pas’. Në fund arrita të kuptoj se nuk do dorëhiqet. Dorëheqja është përgjegjësi personale, partia duhet të heqë hekurat kjo nuk është më parti politike. Një njeri të marrë përgjegjësi dhe të hapë krahun.

Pse është kaq e vështirë të ikësh kur nuk fiton. Kemi arritur në dimensione qesharake është bërë një kopsht fëmijësh. Janë taktika. Dorëheqja është si në gjithë botën.” -u shpreh Alizoti ndërsa theksoi se grupi parlamentar nuk e përjashton dot Bashën, duke e konsideruar gjithë sa po ndodh në PD si një rast të rrallë në univers.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com