• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alice në Rakiland

by Edison Ypi
13/06/2024 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Edith Durham ishte dashamire me Shqipërisë. Por e paraqiti si vend të çuditshëm, misterioz, ekzotik. Me njerëz si shkaba që i kanë foletë në shkëmb dhe jetojnë qindra vjet. Nuk sëmuremi se jemi prej graniti. Mëngjez, drekë darkë, hamë uranium, radium, pluton. Lindim femra trimnesha, që bëhen burrnesha, mbeten virgjëresha. Japim Besën. Mbajmë Fjalën. Respektojmë Kanunin. Edith Durham na paraqet si gjallesa interesante, kurioze, por të thjeshta, primitive, njëqelizore, dydimensionale, për tu varur te gozhda e Vermoshit të hartës së Botës.
Pakashumë kështu e kanë paraqitur Shqipërinë dhe shqiptarin edhe të tjerë europianë që kanë udhëtuar në viset tona.
Alice Taylor nuk ngjan me pararendësit e Saj. E e ka çbërë këtë tabu’. E ka braktisur atë klishe’ idilike, romantike, minimalisht realiste.
Për Alicen Shqipëria është një vend mesdhetar, tepër atraktiv, tmerrësisht i bukur. Me njerëz energjikë, deridiku të çartun. Vend me diell, klimë fantastike, reliev të thyer. Ku nuk banojnë kreshnikë epesh që rrokullisin shkëmbinj, apo diva që çvendosin male, thajnë detra, por njerëz të zakonshëm bërë me baltë perëndie. Njerëz që sëmuremi. Për mëngjez hamë trahana, në drekë fasule, në darkë përshesh me kos. Nuk jemi fort të përmbajtur. As fort trima nuk jemi. Llafosemi me zë të lartë. Pijmë raki. Hamë shumë mish. Duam më tepër qenin se komshiun etj.
Pra për Alicen shqiptarët janë realë, deridiku kompleksë, në mënyrën e tyre edhe të sofistikuar. Dhe, si të tillë, janë më të fortë e më të bukur se Kreshnikët që tundin malet.
Alice ka konstatuar prej kohësh se në vendin tonë ku pëlqehet dhe pihet raki aq dehëse sa po e kthve një herë prej saj nuk ndahesh dot, pra në Rakiland, përditshmëria është plot me të papritura, me dromca mahnitëse që të lënë pa mënt.
Me përditshmërinë shqiptare, Alice nuk ka të ngopur, është vazhdimisht e uritur, non stop e etur.
Dromcat, Alice i përjeton në vetë të parë, i dëgjojë në vend, në terren. Kahmos. Kudo ku ndodhin. Afër apo larg. Në qytet apo katund. Nëpër male, fusha, lugina, lumenj, përrenj.
Këto dromca, këto eksperienca, këto aventura, Alice i qëmton me pasion të pashterrur. Kudo ku ndodhin. Alice e trullosur nga Bukuria dëgjon dhe dëshmon gjithçka, dhe, për t’i pavdekësuar i kthen në tekst të përsosur, që e shkruan me përpikmëri kompjuterike, si me rreze laser.
Alice i mbledh dromcat shqiptare si mblidhet floriri nëpër rrjedhat e lumenjve. Me durim të madh. Si skllave e përunjur. Gjithë kohën duke rrotulluar sitën të iki uji dhe balta, të mbetet floriri.
Gjatë mbledhjes së grimcave të florinjta, shqisave të Alices nuk u shpëton asgjë. Asnjë detaj. Asnjë nuancë. Asnjë nënkuptim.
Alice vëren e mahnitur, për shembull, si i drejtohen bebes, por edhe të rriturve, me komplimenta kanibaleske si; Ta kafshoj dorën. Ta ha këmbën. Ta këpus faqen.
Ose kur pret të caktojnë një afat që s’do e respektojnë kurrë, dhe i thonë; Kësmet.
Apo kur, Alice që di shqip, fjalën “Zgjedhjet” e shqipton me vështirësi. I mbetet nëpër dhëmbë si baltë. Mos u mërzit Alice. “Zgjedhjet” që Ti mezi i shqipton, ne mezi i bëjmë.
E të tjera e të tjera dromca shqiptareske që Alice i mbledh për shqiptarët ta njohin veten, dhe të huajt të njohin shqiptarët.
Me 250 dromca të tilla, njëra më e bukur dhe më interesante se tjetra, Alice ka bërë një libër. Librin e promuovoi. Por unë nuk vajta.
Në promuovimin e një libri kaq interesant nga një autore perfeksioniste që shkruan me kaq pasion, kaq vullnet, kaq përkushtim, duhej të kisha vajtur me vrap. Sapo ta merrja vesh se ky promuovim do ndodhte, duhej ta flakja lugën me të cilën po haja. Ta mbyllja librin që po lexoja. Të zgjohesha nga gjumi. Të anuloja çdo takim. Të refuzoja çdo angazhim. Por, më rafë pika, asnjë nga këto nuk bëra.
Gabim i madh që s’vajta.
Mëkat që s’e lan asnjë sapun. S’e fal asnjë Hoxhë, asnjë Prift, asnjë Baba teqeje.
Libri i Alice Taylor me 250 aventura nga Shqipëria, nga Rakilandi, dallon kryekrejt nga librat e soc-autorëve të shumtë që sot zhurmojnë gjithandej. Ata që nënështrimin e kanë në gjak. Me Lidhjen e Shkrimtarëve i afroi balta e katundit. Në Sigurim i futi Dritëroi.
Libri i Alices s’ka asgjë të përbashkët me këta menderlibra dhe lanetërit që i kanë zhgarravitur.
Krim të madh bëra që nuk vajta në promuovimin e Librit të Alices.
Por pata një arsye për të mos vajtur.
Po të shkoja, mysafirët që shkruajnë më ibret se Noc Rroku dhe vishen me Versace, mua që shkruaj më bukur se Këtho Spiri dhe vishem me Waikiki, do më përbuznin, tallnin, mallkonin, thashethemnonin.

Next Post
Si nis muaji për çdo shenjë të Horoskopi, Meri Gjini bën parashikimin, kush duhet të ketë kujdes me paratë

Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për fundjavën: Shenja që nuk duhet të bie pre e premtimeve të rreme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In