• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibia që sulmuesit e SPAK-ut i japin pikërisht dështimeve të SPAK

by Mero Baze
04/07/2025 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Ka një përpjekje konstante nga opozita e Berishës dhe shtypi rreth tij për të shpjeguar gjithë veprimtarinë e SPAK përmes veprimtarisë politike të Edi Ramës. E gjithë kjo vetëm që të mos rrëzohet teza e Sali Berishës dhe Ilir Metës që SPAK komandohet nga Edi Rama. Dhe tani nuk shpjegojnë më lëvizjet e SPAK apo shpeshherë tejkalimet e të drejtave të tij duke u kthyer në një organ represiv, por me lëvizjet politike të Ramës shpjegojnë SPAK-un.

Dje, ndërsa kryeministri Edi Rama mblodhi deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e Bashkisë, lajmi nuk ishte se çfarë u tha, por a do bëhen zgjedhje në Tiranë, “a e shiti Erion Veliajn?”, “a i doli zot?”, etj. E gjithë kjo për të kompleksuar Gjykatën e Lartë meqë ajo do shqyrtojë çështjen Veliaj së shpejti.

Në fakt, veprimtaria e SPAK pas 7 vitesh punë është një bilanc i lavdërueshëm sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, por nuk është aspak një bilanc i shkëlqyeshëm në betejën kundër korrupsionit.

I vetmi bilanc pozitiv në veprimtarinë e SPAK lidhur me korrupsionin është statistikor, dhe është distanca që ai ka nga pushteti politik dhe goditja e tij pa rezerva në të dy krahët. Por cilësia e hetimit dhe standardet që ka krijuar janë turpëruese për pritshmërinë që ka pasur shoqëria për të.

Përveç Lefter Kokës, ne nuk kemi ende asnjë akuzë të formuluar për një zyrtar të lartë që e lidh drejtpërdrejt me një aferë korruptive, por shumica e çështjeve kanë kaluar për hetim pasuror apo hetim ndaj veprimtarisë së grave të tyre.

Për Ilir Beqen hetohet restoranti i gruas, për Arben Ahmetajn hetohet një vilë e dyshuar se është e ish-gruas, për Ilir Metën hetohet pse ka përdorur Monika një kartë krediti të kushërit të saj biznesmen, për Erion Veliajn hetohet se mos biznesmenët që kanë bërë donacione për aktivitete kulturore të fondacionit të tij mund të kenë përfituar nga bashkia e tij.

Këto mund të jenë edhe korrupsion, por akuza me të cilat i kanë paraburgosur dhe propaganda gebelsiane e zyrës së shtypit të SPAK ka helmuar opinionin publik me fakte të rreme dhe propagandë, dhe tani ka më shumë se dy vite që nuk mbyll dot asnjë dosje për figurat më të larta të arrestuara paraprakisht në mënyrë skandaloze.

Në vend që viktimat e kësaj padrejtësie juridiko-politike të bëjnë betejë për të drejtat e tyre, duan të bëjnë betejë për t’i dhënë të drejtë Sali Berishës që SPAK varet nga Rama, edhe pse Sali Berisha është i vetmi politikan i lartë i privilegjuar haptazi nga SPAK për të mos thënë dhe me ndonjë skemë kompromisi për ta nxjerrë pa lagur në fund.

Ilir Meta është në të drejtën e vet, fjala vjen, të protestojë për arrestimin paraprak para një viti, ndërkohë që tani ende kërkojnë shtyrje afati për hetimet dhe akuza që qarkullon është një gjë krejt e ndryshme nga ato që u thanë kur e prangosën. Përtej distancës që unë kam me të, ai ka qenë president dhe kryeministër i Shqipërisë dhe burgosja paraprake e një personaliteti të tillë mund të bëhet kur jemi para krimit flagrant të tradhtisë kombëtare apo një vepre me impakt publik të menjëhershëm, dhe jo të mbahet paraprakisht një vit në burg sepse ka përdorur ish-gruaja e tij një kartë krediti në mënyrë abuzive.

Mjerisht kanë pasur plot gjëra ku mund të hetonin dhe kapnin Ilir Metën, por mes të tjerash janë dhe të paaftë.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Arben Ahmetajn, tashmë një aleat politik i Sali Berishës. Kërkesa për ta arrestuar atë dy vite më parë dhe kërkesa e kësaj jave për shtyrje hetimesh, tregon se ai do ishte në burg për dy vite dhe këta do vazhdonin të hetonin për vilën e ish-gruas, që e ka blerë një qytetare zvicerane. Kjo i jep gjithë të drejtën Arben Ahmetajt që është arratisur, por jo që duke u bërë aleat me Sali Berishën mund të shpëtojë.

Bashkimi i tij në korin që SPAK varet nga Edi Rama vetëm sa lehtëson SPAK-un të vazhdojë masakra të tilla dhe të bëjë sikur është dakord me akuzën që i bëjnë, pasi me atë rast heq dhe ngarkesën e përgjegjësisë nga supet.

Ajo që SPAK do është pikërisht ajo që bëjnë Berisha, Ilir Meta, Ahmetaj etj., të cilët në vend të bëjnë betejë për të drejtat e tyre haptazi të nëpërkëmbura nga SPAK, bëjnë betejë ta politizojnë veprimtarinë e SPAK dhe ta konsiderojnë regji të Edi Ramës, duke lehtësuar SPAK-un nga përgjegjësitë e veta dhe duke i dhënë Ramës një pushtet që nuk e ka.

Dhe këtu janë të gjithë në kurthin e Berishës, pasi ai është i vetmi që shan SPAK-un dhe SPAK bën çfarë thotë ai. Të tjerët po vuajnë burgun ende pa u formuluar akuza, a thua se janë kapur duke vrarë ndonjë njeri. Merr me mend pastaj si është situata me njerëz që ne nuk i njohim – nëpunës të vegjël apo policë e doganierë që shpallen në krim me lista 40 emrash, fati i të cilëve është larg syve të publikut.

Kështu, pas 7 vitesh, SPAK nuk kemi më një standard se pse duhet të dënohet një politikan, nuk kemi një standard apo dosje shembullore të hetimit dhe gjykimit të tij, por kemi bashkiakë të futur në burg për banalitete që janë dënuar me nga një apo dy vite burg kot, me kritere që mund të futësh në burg çdo bashkiak në vend pa akuzë, apo raste të ndjeshme si këto ndaj ish-zyrtarëve të lartë, që janë paraburgosur në më shumë se një vit dhe akoma nuk ka akuzë, edhe pse ata ishin njerëz të parëndësishëm për të ndikuar mbi hetimet.

Dhe këtë masakër SPAK po ja lehtësojnë pikërisht ata që, për t’i shërbyer Berishës, janë gati të djegin dhe veten duke thënë se “ne jemi paraburgosur prej Edi Ramës”. Mos prisni ta përgënjeshtrojë këtë as SPAK, as Edi Rama, pasi SPAK është shumë i kënaqur që e shfajësoni dhe Edi Rama shumë i kënaqur që e “fajësoni” për një gjë që s’e bën dot.

Por kjo është rruga më e mirë që SPAK të vazhdojë të shkatërrojë standardet e hetimit në Shqipëri dhe të sillet si organ represiv, ndërsa Reforma në Drejtësi të rrënohet politikisht në përvjetorin e saj të 9 në fund të korrikut.

Next Post
“Mos na sulmoni më”, Teherani është i hapur për diplomaci, por me një kusht

"Mos na sulmoni më", Teherani është i hapur për diplomaci, por me një kusht

Comments 2

  1. Builder says:
    5 months ago

    E gjithë veprimtaria e SPAK-ut deri më sot, mund të përmblidhet thjesht me fjalët se kanë krijuar “parfumin “ BERISHA” .
    Të tjerat janë pordhë me rigon.
    Ku e ka SPAK-u 21 janarin ?
    Ku e ka SPAK-u Gërdecin ?
    Duman “të dhjefshim Dumanin” se na çave kokën me broçkulla.
    Zero me xhufkë nga pritshmeritë që kishin populli për SPAK.
    Zhgenjim total.
    Njerëz paintegritet, pa moral, pa profesionalizem.
    Na i bëri peshqesh Juri Kim, vetëm e vetëm, që të justifikohej në Departamentin e Shtetit, për medemek reformën në drejtësi në vendin tonë.
    Turp për këtë reformë.
    Zero.

    Reply
  2. Ferre Hajdarja says:
    5 months ago

    Spak, Spak,
    Din shumë,
    Din pak,
    Spak, Spak,
    Me të shkundë,
    Mbetesh cullak,
    Spak, Spak,
    Je i dhimë,
    Shumë apo pak,
    Po vjen erë,
    Kuterbon,
    Barcaletë,
    Në rrugë të thonë,
    Kalamajt,
    Ku janë e s’janë,
    Tek ty çerdhe,
    Ata kanë,
    Teta Gita,
    Ju ndeshkon,
    Kur ndokush,
    Nga ju gabon,
    Spak, Spak,
    Po pjerdh shumë,
    Ditë e natë…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In