• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibia evropiane dhe fryma sovjetike e hartuesve të Kodit të ri Penal

by Mero Baze
04/09/2025 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ministri i Drejtësisë ka paraqitur një projekt Kod Penal me afro 900 nene, një ngrehinë gjigante ligjore që, megjithatë, nuk ka kaluar në asnjë nga fazat e domosdoshme të politikëbërjes së një reforme të tillë.

E vetmja gjë pozitive është se tani e dimë kush po e bën Kodin Penal: Ulsi Manja dhe Arben Rakipi, dy ish-prokurorë. Disa javë më parë, edhe kjo ishte e vështirë. Por me sa duket, disa ditë para formimit të qeverisë, ia vlejnë sakrificat.

Në të vërtetë, çdo reformë e tillë duhet të ndërtohet si një ndërtesë. Së pari, miratohet projekti; pas kësaj vjen ndërtimi – të gjitha detajet teknike që e bëjnë një projekt të zbatohet realisht. E njëjta gjë vlen edhe për një Kod Penal.

Nuk mund të paraqitet një “pallat” i ndërtuar paraprakisht si ndërtim pa leje dhe të thuhet: “Ky është modeli im; ç’mendim keni tani?” Një qasje e tillë përmbys logjikën e çdo procesi legjitim reformues.

Lajmi më i mirë ishte se Kodi i ri penal do të respektojë standardet e BE-së, por më pas i gjithë shpjegimi ishte kundër Bashkimit Evropian.

Në këtë pikë, Ulsiu duhet të punojë më shumë që të lidhë fjalitë që deklaron me përmbajtjen e asaj që thotë.

Kur thuhet që Kodi Penal do të ketë në themel parimet e Bashkimit Evropian, nënkuptohet që në qendër të Kodit do të jenë parimet që mbrojnë të drejtat themelore të qytetarëve.

I gjithë ligjërimi i Ulsiut dhe Rakipit më pas ishte si të mbrojnë shtetin nga qytetarët, dhe jo si të mbrojnë qytetarët nga shteti. Nëse nuk vihen në plan të parë të drejtat themelore të qytetarëve, ligji nuk ka asgjë të përbashkët me Bashkimin Evropian.

Nëse motivi që ka vënë në lëvizje hartimin e Kodit të ri Penal është anëtarësimi në BE, ose duhet të ndryshohet grupi i punës, ose duhet të ndryshohet motivi – sepse të dy bashkë nuk shkojnë.

Mjafton fakti që të gjitha debatet e deritanishme i quanin “gjyqe”, dhe quajnë “debatë” vetëm ata që janë dakord me Kodin, për të kuptuar se në krye të kësaj pune janë dy sovjetikë, të cilët edhe thonë që do marrin mendimin e popullit, por nuk pranojnë debatet popullore – por do t’i marrin ato me “sondazhe”.

Ajo që na ofrohet sot është më shumë si një version i fryrë me nene deri në obezitet i Kodit të vjetër, por me një kamxhik edhe më të gjatë në dorë. Çdo reformë serioze në këtë fushë duhet të fillojë me kodifikimin e Procedurës Penale, aty ku garantohet procesi i rregullt ligjor – dhe vetëm më pas me riformulimin e vetë veprave penale.

Është si të pretendosh të ndërtosh një tren të shpejtësisë së lartë mbi shina të ndryshkura dhe të thyera.

Ne nuk kemi vuajtur kurrë nga mungesa e dënimeve. Nuk kemi pasur mungesë kamxhiku. Përkundrazi, në gjithë historinë tonë kemi pasur një tepricë dramatike dhe shpesh çnjerëzore dënimesh. Ajo që na ka munguar gjithmonë është procesi i rregullt ligjor, standardet e larta që mbrojnë qytetarin nga abuzimi me pushtetin represiv që vetë ligji i jep sistemit penal.

Është një iluzion i krijuar kryesisht nga diskursi politik se qeveria është pushteti më represiv. Në të vërtetë, pushteti më i frikshëm, më pak i kontrollueshëm dhe me pasoja më të rënda mbi të drejtën themelore të njeriut – jetën dhe lirinë – është pushteti gjyqësor penal. Një gjyqtar penal mund t’i heqë njeriut gjënë më të shtrenjtë që ka: lirinë, për 5, 10, 15, 25 vite, ose edhe përjetësisht. Një lloj vdekje sociale.

Prandaj, përpara se të mendojmë si t’i japim më shumë pushtet represiv sistemit gjyqësor, duhet të pyesim: çfarë kufijsh do t’i vendosim këtij pushteti? Çfarë garancish do të kenë individët për t’u mbrojtur prej tij?

Kjo është arsyeja pse çdo Kushtetutë evropiane – përfshirë edhe tonën – ka parashikuar procesin e rregullt ligjor si shinën e hekurt ku duhet të ecë treni i drejtësisë penale. Ndaj, ne i shkollojmë aq mirë gjyqtarët në Magjistraturë jo për të dhënë dënime, por për të ndërtuar proces të drejtë.

Sepse dënimet i jepte edhe Aranit Çela. Shteti i tij ishte kampion në statistika ndëshkimore, me dënime të shumta, të rënda dhe “shembullore”. Por kjo nuk e bënte atë drejtësi të drejtë.

Argumenti kryesor i tyre ishte se Kodi i ri Penal është bërë gati dy herë më i gjatë me nene (nga 350+ në mbi 800+) që të bëjë vendimmarrjen më të qartë. Ky përqendrimi tek numri i neneve është koncept jo perëndimor – pasi Kushtetuta e Bashkimit Sovjetik ka pasur më shumë nene dhe ka qenë më e kodifikuar, por nuk do të thotë që ishte shtet i së drejtës. Shumë vende të BE-së kanë më pak nene dhe qëllimi i ligjit është të edukojë, jo të ndëshkojë dhe kriminalizojë. Madje Kushtetuta e SHBA është nga më të shkurtrat por mbron çdo qelizë të lirisë së qytetarëve. Sovjetikët i kanë pasur të gjitha të gjata dhe fjalimet dhe ligjet dhe burgun.

Ishte shpresëdhënëse ideja që Kodi i ri do të depenalizojë shumë nene, por ishte e çuditshme se një nen që është i depenalizuar, (i dekriminalizuar) është neni mbi shpifjen dhe atë do ta penalizonte përsëri. Tha se shpifja duhet të mbetet vepër penale, pasi gazetarët apo opinionistët duhet të thonë të vërtetën dhe jo të spekulojnë. Sipas tij, është e rëndësishme për ata që janë nën presion të sistemit të drejtësisë dhe vendimmarrësve në qeveri. Por në çdo vend demokratik, gazetarët, analistët etj., komentojnë lirisht dhe kjo është e drejta e tyre, bazuar në faktet publike, edhe pa akses në dosje. Interpretimi i nenit për shpifjen është shumë i gjerë dhe lë hapësirë për abuzim dhe censurë, sidomos në një shoqëri ku niveli i arsimit nuk është perëndimor, dhe të drejtat e individit nuk vendosen mbi shtetin.

Por më e bukur është se Shqipëria e ka dekriminalizuar shpifjen por dy autorët e Kodit Penal nuk e dinë. Nëse e rikthejnë është hap pas.

Humori i Arben Rakipit se disa nga nenet që janë dukur represive, i kanë bërë me qëllim, për “eksperiment social” dhe test – për të parë si do të reagonte shoqëria shqiptare dhe nëse do të ishim të ndjeshëm, tregon qartë se grupi i punës paska marrë detyrë të testojë sa mban shoqëria mungesën e lirisë. Nuk e di kush e ka autorizuar Ministrinë e Drejtësisë të bëjë eksperimente sociale me ligjin më të rëndësishëm të drejtësisë, sidomos në një vend që ka ende të freskët diktaturën, por e thënë dhe me humor bajat, duket shumë cinike.

Është njësoj sikur të thuash që Ulsin e kemi vënë ministër të testojmë derisa mban qeveria.

Madje dhe në çështje të ndjeshme ku BE ka direktiva të qarta për çdo nen siç është ligji i bigamisë apo LGBTQ, propozimi ishte që të hidhen në sondazh në opinion publik.

Standardet e BE nuk mbrohen me sondazhe por me liderë properëndimorë. Direktivat e BE nuk votohen, zbatohen.

Përqendrimi tek statistikat e dënimeve, si provë për drejtësinë, është represion i institucionalizuar. Dënimi nuk është prova e drejtësisë. Procesi i drejtë është provë e drejtësisë.

Kjo është arsyeja pse Kodi i ri Penal nuk mund të ngrihet mbi forcimin e dënimeve, pa garantuar me Kodin e Procedurës Penale themelet e procesit të rregullt ligjor. Vetëm një dënim i bazuar në një proces të drejtë është drejtësi. Vetëm ai parandalon, edukon dhe legjitimon sistemin.

Ndaj kjo e sotmja ngjante si një farsë solemne. Por sovjetike, jo evropiane.

Next Post
8 mijë trupa stërviten në Baltik/ Gjermania merr në dorë “frerët” e ushtrive evropiane

8 mijë trupa stërviten në Baltik/ Gjermania merr në dorë “frerët” e ushtrive evropiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In