• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibia e tjetërsimit të votës, 20 mijë komisionerët e opozitës rrëzojnë pretendimet

by A R
12/07/2017 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbi 20 mijë komisionerë të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane, në të gjitha komisionet e administrimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit 2017, hedhin poshtë alibinë ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pasardhësit të tij politik, Lulzim Basha, për tjetërsimin e votës së qytetarëve shqiptarë.

Ata nuk konfirmojnë asnjë pretendim të humbësve të zgjedhjeve, për tjetërsimin e votave, sidomos gjatë procesit të numërimit.

Sali Berisha dhe Lulzim Basha po tentojnë të justifikojnë humbjen në sytë e demokratëve, duke ndërtuar një alibi.

Berisha ka kërkuar hapjen e kutive të votimit në Qarkun e Tiranës dhe në të gjitha qarqet e tjera, me pretendimin se votat janë tjetërsuar gjatë procesit të numërimit.

Ndërsa Lulzim Basha shkon edhe më tej, teksa thotë se votat janë blerë para se Partia Demokratike të niste fushatën.

Pretendime të tilla, sidomos ai i Berishës, mbështeten edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe PDIU, të cilat së bashkua me PD do të jenë gjithashtu në opozitë për katër vitet e ardhshme.

Por, akuzat për vjedhje të votave duket se konsistojnë thjeshtë në strategjinë e re politike dhe në funksion të qetësimit të turbullirave të brendshme në parti, pasi pretendime të tilla nuk reflektohen në shënimet e komisionerëve të Partisë Demokratike apo edhe të LSI.

Anëtarët e grupeve të numërimit të PD-PR dhe përfaqësuesit e tyre në KZAZ e përkatëse, nuk kanë shënuar asnjë pasaktësi në procesverbalet e konstatimit për procesin e numërimit të votive, raporton Shqiptarja.ccom.

Në kushtet kur disa përfaqësues të PD kanë hedhur dyshime për blerjen e numëruesve të tyre, puna korrekte e numëruesve të opozitës konfirmohet edhe nga vëzhguesit e Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë njoftuar për asnjë mospërputhje apo parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave apo edhe procesit të votimit.

Numërimi i votave në përputhje me ligjin është reflektuar edhe në numrin e paktët të ankesave të subjekteve zgjedhore për rezultatin e zgjedhjeve.

Pavarësisht pretendimeve të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për manipulimin e zgjedhjeve, Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm një ankesë, ku konteston tabelën përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve për Qarkun Berat.

Përfaqësuesit ligjorë të PD nuk kanë ngritur asnjë pretendim tjetër në asnjë qark tjetër të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryetari i KQZ, Klement Zguri, i cili njoftoi edhe fundin e afatit për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërkaq, tezës së manipulimit të votave nuk i besojnë as 100 funksionarë të lartë të Partisë Demokratike, të cilët kanë identifikuar Lulzim Bashën dhe rrethin e tij si përgjegjës për humbjen.

Next Post
DETAJE / Biznesmeni që iu bë atentat, në konflikt pronash me vëllain

U plagos me plumb në kokë, ja dëshmia e biznesmenit pas atentatit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In