• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibia e rrëzuar e Ilir Metës për djegien e mandateve dhe 30 qershorin

by Ylli Pata
08/02/2022 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sulmin kundër Lulzim Bashës, Ilir Meta e paralajmëroi që përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur foli për një rimarrje të opozitës nga ana e tij. Por pas zgjedhjeve parlamentare, Meta nuk ju vërsul direkt kreut të Partisë Demokratike. Ai dhe Monika kryemadhi patën në fillim një zbutje e “reflektim të gjatë” sa Nikollë Lesi e quajti “Presidenti danez” në një nga shkrimet e tij me ironi.

Por, sapo Basha përjashtoi Berishën nga grupi, goditjet ndaj kreut të PD-së u koordinuan si një makinë preçize ndërmjet Sali Berishës dhe Ilir Metës.

E një nga fabulat e tij akuzuese dhe denigruese për Bashën që përdor Meta, por edhe Kryemadhi në qëndrimet e saj janë djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Në mënyrë publike, Meta ka deklaruar edhe në vitin 2019 se nuk ishte dakord që të digjeshin mandatet apo edhe të bojkotoheshin zgjedhjet e 30 qershorit. Por nga të gjithë e gjithë regjia e strategjisë radikale të opozitës u pa si një dorë e Sali Berishës dhe e Ilir Metës.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë këto qëndrime dhe me forcë deklaron se djegia e mandateve e bojkoti i zgjedhjeve ishin dy kobe që kanë dalë nga dora e Lulzim Bashës, që çuan më pas në rrëzimin e opozitës.

Pra, me fjalë të tjera Meta kërkon të sqarojë opinionin, se Basha ka qenë pjesë e një “plani djallëzor” që luhej nga amerikanët e Edi Rama për të futur në kurth opozitën që të dalë nga institucionet, në mënyrë që PS të merrte mandatin e tretë më 25 prill.

Ja ta zëmë se kjo logjikë edhe qëndron, por Ilir Meta i ka pasur të gjitha mekanizmat për ta bërë të mos funksionojë “plani djallëzor”.

Në lidhje me djegien e mandateve, Ilir Meta mund të bindte Bashën e Kryemadhin që të tërhiqeshin, e nëse nuk bindeshin të dy, të paktën LSI do t’ja dëgjonte fjalën padyshim. Mjaftonte një dalje direkte në media, duke e konsideruar një rrezik që nuk duhet ta bëjë as Basha e as Kryemadhi, sa ajo gjëja nuk do të kishte ndodhur.

Të gjithë përkrahësit mediatikë të Metës, tre nga të cilët ishin mbrëmë në emisionin që aid ha intervistën, kanë qenë në çdo panel në 2019 duke mbrojtur jo vetëm djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, por edhe skenare të “revolucionit të dhunshëm” ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Disa madje flisnin për një rikthim të vitit 1997. Duket si pak për tu besuar se i gjithë ky detachment që sot sulmon Bashën e mbron Metën e Berishën, në 2019, kreu i PD i paska futur trutë e gomarit, për t’i bindur se ai e ka të qepur strategjinë e tij.

Për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, gjithashtu Ilir Meta, thjesht të mos i hidhte benzinë zjarrit me dekretin e tij ç’dekretues, e të bënte thirrje që opozita të merrte pjesë në zgjedhje, gjithçka do të ishte ndryshe.

Por në rastin më të mirë, pra nëse është e vërtetë skenari që thotë Meta se ai ka qenë kundër realisht dhe vendimin e kobshëm Basha e mori me kokën e vet, duhet thënë se Metës, Berishës dhe detashmentit sulmues mediatik thjesht i ka shijuar, në mos kanë qenë edhe ata pjesë e një plani që e kanë diskutuar një vit përpara se ta zbatonin. Sidomos pas dështimit të dhjetorit 2018 me protestat e studentëve.

Logjikisht alibia e Metës nuk qëndron, përndryshe sikur ta kishte seriozisht, aim und të bënte aktin e sakrifikimit, duke u larguar nga Presidenca mjafton që të hapte një proces politik, për të ndaluar atë që ndodhi. Por natyrisht ka edhe mjaft rrugë të tjera që mund të ndiqeshin.

Next Post
Spiropali takon Saliun dhe Lirinë, publikon foton: Me kryeministrin dhe Zonjën e Parë të Shtëpisë

Ndryshimet kushtetuese/ Spiropali: Kjo nuk është çështje partiake! I bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë pro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com