Xhirimet dhe videot tregojnë Cristiano Ronaldon para nëntë viteve ku shihet duke u relaksuar në një pishinë të hotelit në Las Vegas pak orë ne kohen kur modelja amerikane thotë se u dhunua nga ai.
Video thuhet se ka filmuar tërë ngjarjen e 13 qershorit të vitit 2009, të njëjtën ditë kur Kathryn Mayorga thotë se ajo u sulmua seksualisht nga futbollisti në suitën e hotelit në orët e hershme të mëngjesit.
Ronaldo, atëherë 24 vjeçar, shihet në pishinë duke pirë, duke notuar dhe duke marrë një mesazh derisa merr diell në hotelin Palms Place në Las Vegas.Xhirimi ka dalur pas raporteve të mediave spanjolle që thonë se ish klubi i Ronaldos, Real Madridi që nënshkroi me të në atë verë, kishte paguar 287 mijë funte apo më shumë se 300 mijë euro që t’ia mbyll gojën Mayorgas.
Futbollisti zbriti në Lisbonë të dielën nga shtepia e tij e re në Itali ku u takua me avokatët e tij, shkruan njëri prej tabloidëve kryesor në Portugali, transmeton GazetaExpress.
Ai më vonë ishte fotografuar duke u relaksuar në resortin, Sky Bar në kryeqytetin portugez me të dashurën e tij spanjolle, Georgina Rodriguez.
Correio da Manha shkroi të mërkurën që strategjia mbrojtëse e Ronaldos kundër këtyre akuzave do të përfshinë edhe ish klubin e tij, të cilët kishin nënshkruar një marrëveshje që rasti mos të shkojë në gjykatë në mënyrë që të mbrohet imazhi i tij. (b.an)