• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj takon 17 kandidatët e prezantuar deri tani/ PD ende pa vendim për emrat për kryebashkiakë e këshilltarë. Po Tirana?

by Java News
25/03/2023 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e hënë, në mesnatë, përfundon afati për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryebashkiakë dhe kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, por Partia Demokratike ende nuk ka një vendim se di do të futet në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar mbledhje me të gjitha strukturat e partisë, por ende nuk kanë dalë në një konkluzion nëse duhet të nxjerrin kandidatë për kryebashkiakë në të gjitha bashkitë, apo duhet të dalin vetëm me lista për këshilltarë bashkiakë.

Dita e sotme pritet të jetë vendimtare, pasi edhe për efekt të kohës PD duhet të marrë një vendim! Që prej orës 11:00 Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve, ndërsa në orën 15:00 pritet të zhvillojë një takim me 17 kandidatët që Alibeaj ka prezantuar deri më tani. Në orën 18:00 do të mblidhet Kryesia. Pas këtyre takimeve pritet që të PD të dalë me një vendim përfundimtar.

Nga ana tjetër Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë në orën 21:00 dhe pritet të finalizojë emrat për listat e këshilltarëve bashkiakë.

Pritet me interes vendimi që do të marrë PD, ndërsa vetëm një ditë më parë Alibeaj zhvilloi mbledhje me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar, mbledhje në të cilat pati edhe debate. Deputetët demokratë janë të ndarë, disa prej tyre kërkojnë që të dalin në garën elektorale të 14 majit vetëm me lista për këshilla bashkiakë, por të tjerë thonë se duhet të nxjerrin edhe kandidatë për kryebashkiakë.

Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dash Sula, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbati kërkojnë të futen në zgjedhje vetëm për këshillat bashkiakë, por ndryshe mendon vetë Alibeaj, që thotë se i ka gati emrat për 61 bashki dhe në të njëjtë linjë me të qëndrojnë edhe deputetët Oriola Pampuri, Flutura Açka,  Arbi Agalliu e Kreshnik Çollaku.

Ajo çfarë u vu re ditën e djeshme në përfundim të mbledhjes ishte një lloj tensioni mes dy figurave më të rëndësishme të PD-së, Alibeajt dhe Gazment Bardhit. Mes tyre u vu re një lloj ndarjeje në ide, ndërsa numri 2 i partisë, Bardhi ka refuzuar ta thotë publikisht qëndrimin e tij, duke thënë se do ta bëjë me dije pasi të merret vendimi sot. Por, Report Tv mësoi se Bardhi është kundër daljes me kandidatë për kryebashkiakë.

Ndërkohë, Jonila Godole dhe Roland Bejko janë dy kandidatura që janë propozuar për Bashkinë e Tiranës. Një kandidaturë e përfolur ka qenë edhe ajo e gazetarit dhe shkrimtarit Rudi Erbara.

Ndaj, kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve do të zhvillojë një takim me kandidatët e prezantuar deri më tani. Alibeaj ka bërë deri më tani publikë 17 kandidatë, ndërsa në këtë mbledhje pritet të zhvillohen diskutime për mënyrën se si do të dalin në zgjedhjet vendore 2023.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1.    Mallakastër- Agron Kapllanaj
2.    Poliçan – Florian Qamo
3.    Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4.    Kamëz – Bilbil Bajraktari
5.    Lezhë – Sandër Marku
6.    Krujë – Sabah Sheta
7.    Dibër – Naim Gazidede
8.    Kurbin- Genc Doçi
9.    Dimal- Dritan Sula
10.    Patos- Pranvera Rizai
11.    Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13.    Librazhd -Bujar Vreto
14.    Vorë- Ibrahim Bruka
15.    Korçë -Gjergji Gjata
16.    Sarandë- Skënder Muço
17.    Mirditë Mark Ruçi/m.j

Next Post
Lek i ri, apo lek i vjetër? Cila është zanafilla e termit që për 57 vite ngatërron shqiptarët

Lek i ri, apo lek i vjetër? Cila është zanafilla e termit që për 57 vite ngatërron shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In