• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Alibeaj: SPAK të hetojë pa vonesë këto çështje të bujshme! Prokurorët të kenë liri fjale sa herë sulmohen politikisht

by Java News
01/07/2022 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj kërkoi nga SPAK të mbyllë sa më shpejt hetimet për disa çështje të bujshme, duke përfshirë këtu inceneratorët, çështjen Bechetti dhe koncesionet në shëndetësi.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve Alibeaj u shpreh se lidhur me përmbushjen e këtij rekomandimi SPAK duhet të raportojë në Kuvend brenda tre muajve të ardhshëm.

“Të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë hetimet për Inceneratorët, çështjen Bechetti, koncesionet në shëndetësi. Për secilin prej tyre praktikave korruptive nga ana jonë janë depozituar prej kohësh kallëzime penale pranë SPAK. Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë. Çështjet janë me sensibilitet publik. Janë angazhuar edhe instrumente të tjera parlamentare.

Është e nevojshme për të ruajtur integritetin dhe autoritetin e SPAK. Që të mos shndërrohen këto në hapësira për presione. Përgjigja më e shpejtë është përgjigja më e mirë ndaj pretendimeve që kemi pasur. Lidhur me përmbushjen e këtij rekomandimi të raportojë në kuvend brenda tre muajve. Të raportojë për prekjen e zgjedhjeve të lira. Dhe për këtë të raportojë në Kuvend brenda tre muajve”, deklaroi ai.

Alibeaj theksoi se duhet të merren masa për të mbrojtur pavarësinë dhe paanshmërinë e prokurorëve. “Duhet të merren masa për të mbrojtur pavarësinë dhe paanshmërinë e prokurorëve. Unë e di që drejtësia nuk ka gojë të flasë dhe të bëjë replikë me politikën.

E ka të ndaluar. Por në situata të tilla të paktën njëherë në vit të jemi ne që t’ia krijojmë këtë mundësi që sa herë goditen drejtpërdrejtë të kenë të paktën të drejtën mediatikisht përmes edhe instancave në marrëdhëniet me publikun dhe median të bëjnë reagime të tilla. Do të hiqte çfarëdolloj përshtjellimi që do i shqetësonte në punën e tyre. Nëse nuk përgjigjen rreziku është i madh. Nëse nuk përgjigjen do të thotë se presioni nga kryeministri e bëri efektin”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
“Të garantoj se…”/ Berisha ‘kërcënon’ Ramën: Edvin, 7 korriku është vetëm fillimi. Dije mirë se fjala ime…

"Të garantoj se..."/ Berisha 'kërcënon' Ramën: Edvin, 7 korriku është vetëm fillimi. Dije mirë se fjala ime…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In