• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: Rama po mbledh trafikantët dhe tutorët në Dibër

by A R
23/08/2016 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, me anë të një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, ka ngritur edhe një herë akuza ndaj Kryeministrit Rama se “ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç”.

“Në panik nga humbja e sigurt dhe e thellë në Dibër, Edi Rama ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç. Përveç bandave të drogës të cilat mbështetjen e Ramës për biznesin kriminal duhet ta shlyejnë me shantazhim të qytetarëve për zgjedhjet e 11 shtatorit, Rama ka thirrur nën armë edhe të tjerë si Arben Noka, i raportuar dje nga media. Dibra po rikonfirmon se aleanca e vetme e Edi Ramës është ajo me trafikantët e kriminelët. Pasi ka prishur kontratën me qytetarët me mashtrimet e tij, pasi ka shkelur me dy këmbë çdo premtim ndaj dibranëve të cilët i ka zhytur në skamje dhe papunësi sepse nuk bëri asnjë investim, nuk hapi asnjë vend të ri pune, nuk bëri asnjë kilometër rrugë, Rama i kthehet të vetmit pakt që ka mbajtur në këto 3 vite, paktit me krimin”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Ristani thotë se Rama po shpreson ta shpëtojnë trafikantë e kriminelë nga gjykimi i popullit.

Ai shpreson se krimi do ta shpëtojë nga gjykimi i popullit me votë. Por ky është gabimi tipik i një sundimtari që i ka ardhur fundi. Asnjë trafikant, kriminel, asnjë bandë nuk do ta shpëtojë Edi Ramën nga gjykimi i popullit me votë. Ai dhe banditët e tij do të përballen me fuqinë e pathyeshme të bashkimit popullor. Fundi i sundimit të Edi Ramës dhe bandës së tij, do të vërtetohet masivisht më 11 shtator. Çlirimi nga banda nis në Dibër, dhe shqiptarët mbarë do t’i hapin rrugën zhvillimit, punësimit, rendit e sigurisë. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”, përfundon deklarata e Ristanit. /r.a

Next Post
VIDEO/ U filmua duke marrë ryshfet, pezullohet polici

VIDEO/ U filmua duke marrë ryshfet, pezullohet polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In