Alibeaj poston videon: Protesta, sulm kriminal i orkestruar nga Berisha! Të çlirohemi nga hijet e të shkuarës

Ballk

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar një sulm kriminal dhunën e ushtruar ditën e sotme ndaj selisë blu. Duke postuar një video nga momentet e dhunës, Alibeaj shkruan se ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!

“Demokratët, shqiptarët dhe bota mbarë e pa se si Sali Berisha orkestroi dhe udhëhoqi një sulm kriminal mbi Partinë Demokratike për ta shndërruar atë në një bunker për hallin e tij personal. Ky sulm i turpshëm do të mbahet mend si dita e tij e fundit në politikë dhe si fillimi i një kapitulli të ri për Partinë Demokratike, të çliruar nga hijet e të shkuarës, nga dhuna dhe mentaliteti komunist!”- shkruan ai.

 

Next Post

Comments 2

  1. Baca says:

    Po kur Luli zgerdhihej kur sulmohej me molotov KM?

  2. Lili says:

    Per ty o xhihadist kishte patur te drejtë Enver Hoxha.Familisht jeni terroriste

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com