• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: Përvoja në 14 maj e kaloi testin. Votimi dhe numërimi elektronik jep siguri! Partitë s’duhet të shndërrohen në organizata…!

by Java News
21/09/2023 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shprehur se votimi dhe numërimi elektronik duhet të shtrihen në të gjithë Shqipërinë, pasi sipas tij, është një mjet që jep siguri.

Komentet Alibeaj i bëri gjatë prezantimit të Reformës Zgjedhore të propozuar nga PD, ku tha se votimi dhe numërimi elektronik në përvojat e mëparshme ka rezultuar i suksesshëm, përfshi edhe 14 majin.

Ai shtoi gjithashtu se kjo nuk lejon që partitë politike të shndërrohen në organizma që prodhojnë një ushtri komisionerësh.

“Përvojat e mëpërshme dhe ato në zgjedhjet e 14 majit, e kaluan testin. Sot votimi dhe numërimi elektronik besoj se është një mjet i mirë që jep siguri, por eleminon edhe politizimin e garancive të ruajtjes së votës. Procesi zgjedhor duhet të dalë nga kurthi i madh i justifikuar dikur, por sot me teknologjinë të marrë besueshmërinë e duhur.

Nuk mund të ndodhë që partitë politike të shndërrohen në organizma që prodhojnë një ushtri komisionerësh pafund, duke ia marrë interesin public atë që është garancia e votës së publikut. Përderisa shqiptarët i besojnë paratë e tyre teknologjisë, atëherë do t’i besojnë edhe votën e tyre teknologjisë.

Do të votojnë si diasporë, pra si emigrantë, jo vetëm shqiptarët që kanë ikur dikur dhe tani janë me letra, por do të duhet të votojnë edhe ata që nuk kanë mundur të zyrtarizojnë qëndrimin e tyre jashtë shtetit. Ky ka qenë qëndrimi i KQZ-së dhe i kundërshtuar fortë nga ana jonë.

Ka pasur një tentativë nga ana e KQZ-së për të ecur me idenë e votimit në ambasada apo me postë. Proces zgjedhor i diasporës që menaxhohet nga duar të këtij pushteti është jo i besueshëm. Teknologjia e informacionit besoj i kënaq të gjitha interesat e sigurisë të partive politike.

Kemi përgatitur një ligj të ri për partitë politike. Besoj që një nga nevojat e mëdha, një nga kontribuesit kryesorë, janë jo vetëm sistemi zgjedhor, por edhe ai partiak. Po ashtu edhe ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike”, është shprehur ndër të tjera Alibeaj./m.j

Next Post
Stano: Kosova e Serbia të përgatiten për dialog

BE, qëndrim të prerë: Asociacioni të nisë menjëherë, pa vonesa dhe parakushte të mëtejshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

March 26, 2026
VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In