• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: PD nuk është më alternativë! Protesta e 24 Janarit, një film i stërparë

by A R
22/01/2026 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, komentoi për Radar.al lëvizjet e fundit brenda partisë opozitare, duke nxjerrë në pah pazaret dhe marrëveshjet e dyshimta brenda kupolës së PD-së.

Ai shtoi se kjo situatë ka shkaktuar apati brenda partisë dhe ka nxitur lëvizjen e Ervin Salianjit, i cili kërkon ndryshime dhe një rikthim të PD-së në një opozitë aktive. Ish-deputeti gjithashtu vuri në dukje se reforma zgjedhore e propozuar nga vetë opozita ka penalizuar më tej PD-në, duke dobësuar rolin e saj si forcë politike alternative.

“Ka shumë lëvizje politike kohët e fundit që po zhvillohen në Shqipëri. Po zhvillohen në kampin socialist, ka zhvillime dhe në kampin e PD. Janë zhvillime që prekin dhe njërin dhe tjetrin kamp. Është një subjekt politik që vjen nga një humbje e thellë. Një rezultat që as në 97 nuk ka qenë. Përkundër këtij rezultati raporti që është krijuar tashmë në parlament, ku Edi Rama ka 83 mandate të vetat, duket që dhe pesha dhe rëndësia në parlament e PD-së është zero. Ky rezultat i zgjedhjeve influencon dhe në zhvillimet brenda PD. Lëvizja e fundit, lëvizja e z.Salianjit. Lëvizje ku Ervin Salianji ngre pretendimet se partia ka rënë në apati. Është akomoduar në opozitë komode dhe ka shkuar në akuza të tilla që një pjesë e kupolës së lartë të PD-së kanë bërë gjithçka për të qenë në këtë lloj pozicioni sepse sipas tij, duket që janë në një lloj marrëveshje, aleance, pazare me pushtetin. Kërkon që të ndryshojë gjendjen në PD. Ajo se ç’po ndodh është që PD-ja ka humbur, nuk është më një parti alternativë e pushtetit dhe përgjegjësia i bie atyre që e drejtojnë PD-në. Reformën zgjedhore, vetë e propozuan një sistem të tillë që penalizonte PD”, tha Alibeaj.

Aie sheh protestën e paralajmëruar më 24 janar si një ngjarje të paplotë dhe pa ndikim real.

Në një intervistë për Radar.al ky është një “film i stërparë” që nuk pasqyron pritshmëritë e shqiptarëve dhe nuk adreson çështjet reale që preokupojnë qytetarët.

“Sot është një pjesë e opozitës e komprometuar, e kapur ndaj dhe protesta më 24 nuk do të sjellë asgjë. Do grumbullohen ca njerëz, do bëjnë një xhiro në bulevard, do dëgjojnë fjalët e Berishës, të përhershmet, me gjasë do hedhin dhe ndonjë shashkë dhe do ndezin ndonjë zjarr dhe do ikin në shtëpi me bisht ndër shalë. Policia do arrestojë disa prej tyre, për prishje të qetësisë publike, do t’i mbajë në burg 2-3 ditë dhe pastaj do t’i nxjerrë. Ky është një film i stërparë që nuk thotë asgjë për atë çfarë shqiptarët presin. Ky është filmi, as mos kini kërshëri”, Alibeaj.

Next Post
Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Vizita e Ivanka Trump, zbulohet menuja e darkës me Ramën dhe detaje nga takimi në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In