• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj pa kandidatë në Durrës/ Sako në ‘Real Story’: Më mirë, sepse s’do kenë alibi për humbjen! Këto janë projektet e mia të mëdha për Durrësin

by A R
20/04/2023 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fakti që Enkelejd Alibeaj nuk nxori një kandidat për Bashkinë e Durrësit, për kryebashkiaken Emirjana Sako, kandidate edhe për një mandat tjetër, është më mirë për ta, pasi kështu fitorja “ka shije më të mirë”. Në Report Tv, në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Sako tha në këtë formë kundërshtari i saj, Igli Cara dhe PD nuk do kenë asnjë alibi për humbjen e nuk mund të përdorin si justifikim përçarjen.

“Më vjen mirë që kemi një kandidat, dhe jo një luftë brenda PD-së. Kjo e bën që të mos kenë alibi për humbjen, fituesi i merr të gjitha. Unë kam një bagazh me punë dhe me fakte që janë argument i fushatës sime dhe vazhdimi do jetë kërkesa ime për të drejtuar Bashkinë për 4 vitet e ardhshme”, tha Sako.

Sako e cila kërkon një mandat të dytë, ka prezantuar edhe projektet kryesore për qytetin bregdetar. Sako tha se 2 janë projektet më më mëdha, së pari një parkim publik në qendër të qytetit dhe ndërtimi i Unazës së Madhe dhe të Vogël.

“Ne kemi bërë 2 projekte, një parkim publik që është gati në qendër që çdo qytetar mund të ndalojë aty dhe të lëvizë në këmbë dhe nga ana tjetër kemi realizuar projektin për 2 Unaza në qytetin e Durrësit, njëra nga Currila te materniteti dhe tjetra do të dalë në zonën e Spitallës, te lagjja Miqësia. Kjo është unazë rrugore, që do ketë korsi biçikletash. Hekurudha është një projekt tjetër. Edhe pikat e grumbullimit janë një ndër projektet tona të mëdha. Një markat të re për Sukthin, apo në Ishëm, ku vetë banorët do të kenë mundësi për të treguar. Gjithashtu edhe një markat për vetëm për peshkut, do jetë si një hap që të bëhet jo vetëm si një pikë shitjeje, por edhe rekreative”, tha Sako.

Një prej projekteve më të mëdha, siç është Rindërtimi, Sako tha se pritet t’i vijë fundi në 2024.

“Kemi bërë pjesën më të madhe të punës, me pallate dhe shtëpi projekte, më pak po punojmë te zona e Spitallës. Parashikojmë që të përfundojnë në 2024 se ka pasur një spektër të gjerë të problemeve, jo vetëm shembje rindërtim, por edhe forcim të projekteve”, shtoi kryebashkiakja.

Ajo u ndal edhe te Portit të Durrësit, ku 63% e qytetarëve durrsakë në sondazhin e Piepolit janë shprehur pro këtij projekti. Sako tha se Porti do t’i japë një hov shumë të madh ekonomisë.

“Ne kemi sajuar lulishte apo të ulim muret që të kemi një akses edhe vizuar ndaj portit, por sot duhet të kesh leje dhe të paguash një taks për portin. Zgjidhja për transformimin e Portit është e jashtëzakonshme, do ketë një avantazh shumë të madh për të gjithë rajonin, do rrisë ekonomikë, do u japë mundësi të rinjve për të punuar në këtë pjesë integrale të të rinjve. Do jemi aty deri te vendosja e pemës së fundit apo ndriçimit të fundit”, shtoi Sako.

Duke u ndalur në një aspekt njerëzor, ajo tha se periudha e saj më e vështirë si kryebashkiake ka qenë periudha post tërmeti dhe aspekti psikologjik i durrsakëve pas asaj lëkundjeje tragjike.

Next Post
Artan Hoxha zbulon bisedën e tij të fundit me Ardian Nikulajn: Është hapur një lojë e madhe

Artan Hoxha zbulon bisedën e tij të fundit me Ardian Nikulajn: Është hapur një lojë e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In