Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të kryeminsitrit Edi Rama i cil isipas tij me projektin për Teatrin Kombëtar shkel disa dispozita kushtetuese dhe projektligji sipas tij bie ndesh me disa ligje të tjera.
Ai ka deklaruar në seancën dëgjimore me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro se Rama po i përdor për rabitjen e radhës.
Kur tha këtë, ai ka nxjerrë edhe një material audio ku pretendon se kryeminsitri fyen me fjalë banale një qytetar.
Alibeaj më pas është përfshirë në debat me Ylsi Manjën, i cili i tha Alibeajt se është një aktor i denjë për Teatrin e ri.
Debati
Alibeaj: A merrni ndonjë dorë eurosh apo jo, u lënë ndonjë koncesion apo jo, a merrni ndonjë para droge a jo. (Nxjerr përgjimin e bisedës telefonike”. Ky është ai njeriu që thotë ju bëfsha nënën dhe ju bëfsha robt, turp e faqe e zezë, mbroni nderin tuaj personi dhe mos u bëni pjesë.
Manja: Interpretim i denjë për teatrin e ri, interpretim politik i shkëlqyer, aktor më të mirë nuk ka për të pas teatri,
Ndërhyn Vokshi
Manja: Albana ia keni marrë dorën me ashtu regjistrimet, turpin secili ta mbajë për veten
Vokshi: Po ta mbajë ai i pari, ai ta mbajë./a.m.