• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj akuzon policinë: Dekonspiruat operacionet tek ‘të fortët’

by A R
23/10/2018 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Enkelejd Alibeaj, duke marrë shkas nga aksionet e fundit të policisë, deklaroi se deri më tani asnjë bos i krimit nuk është arrestuar.

Në emër të PD-së Alibeaj tha se deri më tani nuk është sekuestruar asnjë pasuri kriminale.

Po ashtu demokrati nuk la pa përmendur emra socialistësh, mes tyre kryebashkiakun Vangjush Dakon, apo dhe Qazim Sejdinin.

Sipas Alibeajt, në përgjimet që disponon prokuroria Dako ka lidhje me kriminelë, ndërsa shtoi se Sejdini ‘është i zhytur me bandat e Elbasanit’.

“Policia e Shtetit, e cila në 5 vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, veproi si një organiztatë në mbrojtje të krimit me lidhje politike, tani po bëhët vegla më e shëmtuar dhe e rrezikshme e propagandës së kryeministrit, peng i krimit. Lista me të ashtuquajtur 300 të fortë, nuk ka asnjë emër krimineli, asnjë emër të forti, që drejton realisht bandat dhe organizatat kriminale në vend. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili u emërua në këtë detyrë për shkak të miqësisë me të fortin e Vlorës Agron Xhafaj, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka zgjedhur të bëjë megafonin e kryeministrit kundër interesit të qytetarëve për luftë të vërtetë kundër krimit të organizuar. Operacioni “Forca e Ligjit” është pjesë e propagandës së Edi Ramës. Asnjë bos i krimit nuk është arrestuar. Asnjë pasuri e bosëve të krimit nuk është sekuestruar. Nëse Forca e Ligjit do të kishte goditur vërtet krimin, negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do të ishin hapur. Operacionet apo paketat me emra propagandistikë janë shpikje e Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e tij dhe të bashkëpuntorëve të tij me krimin. Është fakt se Taulant Balla përmendet për disa nga dosjet e rënda që janë në hetim. Por kryetari I grupit parlamentar të Partisë Socialiste është i lirë.

Është fakt se Vangjush Dako është I kapur në përgjim me disa kriminelë, por, megjithëse disa peshq të vegjël arrestohen, kryebashkiaku I Durrësit, është i lirë. Është fakt se Qazim Sejdini është kokë e këmbë i zhytur me bandat e Elbasanit, por kryebashkiaku I Elbasanit është i lirë. Është fakt se Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Jurgis Çyrbja, Ulsi Manja përmenden edhe këta në disa nga dosjet e rënda që janë në hetim, por të gjithë janë të lirë.

Të fortët e vërtetë janë drejtuesit e organizatave kriminale, që Policia e Fatmir Xhafës dhe Ardi Veliut, jo vetëm nuk i arreston, por i njofton të shkojnë në drejtim të paditur edhe kur operacionet e partnerëve ndërkombëtare i evidentojnë si bosë të krimit të organizuar në vend. Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu, kanë detyrimin të informojnë qytetarët. Sa nga bosët e krimit të organizuar janë arrestuar. Sa është numri i familjeve mafioze që janë shkatërruar. Sa janë Laboratorët e Drogës që janë zbuluar nga Policia Shqiptare, pa kërkesën e partnerëve.

Të konsiderosh suksese arrestimin e të moshuarve, rojeve apo shoferëve, është, më e pakta, shfokusim ndaj luftës së vërtetë me krimin. Në të vërtetë, në Shqipëri ligji nuk do të ketë asnjëherë forcë, bosët e krimit nuk do të arrestohen, përsa kohë ata janë të ulur, bashkë me Edi Ramën, në karrigen e kryeministrit të vendit”, -tha Alibeaj.

/b.d

Next Post
Veliaj: Luli dhe Jorida e sabotuan për zyra shkollën e fëmijëve të Njësisë 8

"Vota për PS, e vetmja mënyrë për të mbajtur hapin e investimeve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In