• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: Akuzat e SPAK ndaj Berishës jo politike, por se ndryshoi ligjet në favor të dhëndrit për privatizimin e ‘Partizanit’

by Java News
20/12/2023 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i PD në Këshillin e Mandateve Enkelejd Alibeaj në raportin e tij drejtuar Kuvendit përmes të cilit rekomandon që të autorizohet SPAK për arrestimin e ish0kryeministrit, nënvizon se SPAK në kërkesën ka paraqitur se Sali Berisha akuzohet se ka ndryshuar disa ligje në favor të dhëndrit të tij për privatizimin e ish-klubit Partizani.

“Nga kërkesa e paraqitur nga organi i Prokurorisë, Relacioni bashkëngjitur saj dhe përgjigjet e prokurorëve në mbledhje të Këshillit për Imunitetin rezulton se: SPAK, ka regjistruar procedimin penal nr. 287 të vitit 2020 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal. Më datë 02.10.2023, në kuadrin e këtij procedimi penal është vendosur, ndër të tjera, regjistrimi i emrit të personit nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale të: “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal. Kjo dispozitë parashikon se kërkimi ose marrja, drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose moskryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet. Konkretisht, nga hetimet, vlerësohet se është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i mbështetur në prova se personi nën hetim Sali Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, përgjatë periudhës kohore që shtrihet që nga viti 2005 e vijim, ka kryer veprime konkrete, aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familje ish-pronare, me qëllim kthimin dhe në vijim shfrytëzimin si troje ndërtimore të territoreve ku janë shtrirë ish Klubi Shumësportesh Partizani dhe ish Klubi i Futbollit Partizani, ku përfitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, shtetasi Jamarbër Malltezi. Nga ana e shtetasit Sali Berisha, janë kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e kontrolleve administrative (Urdhëri nr. 1289 prot., datë 16.04.2009), me qëllimin e ushtrimin e presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete për veprime që duhet të kryenin funksionarët që pengonin përfundimin e procesit të privatizimit, në favor ndër të tjera, të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij.

Nga ana e shtetasit Sali Berisha, janë kryer veprime aktive, në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, në vendosjen në dispozicion të shtetasit Jamarbër Malltezi, bashkëshorti i vajzës së tij, të strukturave të ndryshme të administratës shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore në favor të tij. Përfitimi i parregullt në favor të shtetasit Jamarbër Malltezi, në cilësinë e bashkëshortit të vajzës së Kryeministrit, shtetasit Sali Berisha, ekziston dyshimi se është, vetë privatizimi i objekteve sportive, me qëllimin e vetëm për t’u shtënë në dorë, ndryshuar destinacioni dhe përdorur për përfitime materiale nga shtetasi Jamarbër Malltezi.

Përfitim i parregullt, janë ndryshimet e kryera në lidhje me destinacionin e zonave nga sportive në të banimit, pavarësisht interesit publik që ekziston në lidhje me nevojën e ekzistencës së ambienteve sportive, gjë që ka çuar në kryerje ndërtimesh, nga të cilat ka përfituar drejtëpërdrejtë shtetasi Jamarbër Malltezi”, nënvizohet në raportin e Alibeajt.

Sipas tij akuzat ndaj Berishës nuk janë politike.

“Kuvendi, në cilësinë e pushtetit legjislativ, në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë: të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare. Një qëndrim i tillë i tillë i Kuvendit, mbështetet nga dokumenti i mësipërm i Komisionit të Venecias i cili në paragrafin 162 përshkruan se: 162. Komisioni i Venecias, në përgjithësi, konsideron se duhet të ketë një prezumim bazik që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet në të cilat nuk ka arsye të besohet se akuzat kundër deputetit në fjalë janë të motivuara politikisht. Imuniteti duhet të zbatohet vetëm në rastet kur ka arsye të dyshohet për një element politiko-partiak në vendimin për të ndjekur penalisht parlamentarin në fjalë. …” Në funksion të këtij qëllimi, Kuvendi, në këtë lloj procedure verifikon: Së pari ekzistencën e një procedimi penal të ligjshëm; Së dyti ekzistenca e kushteve ligjore për arrestin dhe kontrollin.”/m.j

Pjesë nga raporti i Alibeajt ku përmend akuzat e SPAK ndaj Berishës për favozirimin e dhëndrit

 

Next Post
Përballja SPAK-Berisha/ Ivi Kaso: Gjykata Kushtetuese i mbylli derën opozitës, u krijua një precedent i ri!

Përballja SPAK-Berisha/ Ivi Kaso: Gjykata Kushtetuese i mbylli derën opozitës, u krijua një precedent i ri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In