Gazeta e njohur hongkongase ”South China Morning Post” u ble nga grupi Alibaba për 266 milionë dollarë, njoftoi sot gazeta e sipërcituar.
Marrëveshja e vëzhguar nga afër u përfundua të premten dhe përfshin disa botime të tjera, shtuar këtu ”HK Magazine” dhe botimet për Hong Kongun të revistave ”Esquire”, ”Elle” dhe ”Harper’s Bazaar”.
Marrëveshja përfundimtare pritet të nënshkruhet më 31 maj 2016.
Kina dhe vëzhgues të medias po e ndjekin nga shumë afër blerjen e fundit të grupit Alibaba.