Sot, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka realizuar takim me kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski.
Në takim, siç informon Zyra për informim e BDI-së, është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, korrekte dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike.
Dy liderët, shtohet më tej, kanë këmbyer mendime rreth situatës paszgjedhore, si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim. /b.d










