• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ali Ahmeti: Fundi që e shkroi vetë

by Baton Haxhiu
20/10/2025 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu 

Mickoski ndërtoi një shtet pa të, Albin Kurti ndihmoi në rrëzimin e tij, dhe zgjedhjet lokale të Tetorit, mund ta shndërrojnë BDI-në pa pushtet dhe shqiptarët në një konfederatë feudesh shqiptare 

A ju kujtohet ai titull i shtatorit në Albanian Post dhe Tema. “Nëse ky është fundi Ali Ahmetit, ai e ka zgjedh vet” 

Atëherë e thashë qartë: “Nëse shqiptarët nuk zgjedhin të organizohen ndryshe, atëherë do të organizohen të tjerët për ta. Dhe s’do kenë më as parti, as votë, as shtet.” 

Tani pas fatalitetit ne zgjedhje nuk është më paralajmërim. Është realitet. Dhe ky është përditësimi që s’mund të heshtet. 

Dhe çka bën një lider në këto raste? 

Ka ditë në histori kur një lider ka veç një pyetje për veten: a jam ende njeriu që ndërtova për popullin tim? 

Ali Ahmeti s’ka më përgjigje për këtë pyetje. Sepse ajo që dikur ishte një përgjigje për shqiptarët, është shndërruar në një heshtje që i rëndon të gjithëve. 

Ashtu si çdo udhëheqës që qëndron gjatë, Ahmeti nuk e pa fundin kur po i vinte. Ai e ndihmoi të ndodhte. Me çdo kompromis që bëri me pushtetin maqedonas. Me çdo heshtje ndaj Albin Kurtit. Me çdo lëshim ndaj Aleksandër Vuçiqit. Me çdo mik të rremë dhe çdo armik të nderuar. 

Kur ai ndaloi së luftuari për të drejtën, të tjerët nisën të fitojnë pa të drejtë. Kur ai e braktisi idealin për llogarinë, të gjithë filluan të llogarisin pa të. Kur ai heshti, Mickoski foli. Kur ai uli kokën, Kurti ngriti gishtin. Dhe kur ai mendoi se po luante me kohën, koha luajti me të. 

Ali Ahmeti është bërë sot simbol i një pafuqie që e meriton vetëm kush nuk ka guxim të dalë nga skena në kohë. Sepse ai nuk humbi nga kundërshtarët e tij. Ai humbi nga versioni më i dobët i vetvetes. Nga frika për të ndërtuar trashëgimi në vend të pushteti. Nga obsesioni për të qenë i fundit që flet, edhe kur s’ka më kush dëgjon. 

Ndërsa shqiptarët janë futur në një cikël të ri – të përçarë, të zhgënjyer dhe të pabesuar – historia nuk do ta falë mungesën e një orientimi në këtë moment kritik. Dhe orientimi i munguar ka një emër: Ali Ahmeti. 

Por fundi i Aliut s’mund të shkruhej pa ndihmën e atyre që e përdorën. 

Mickoski u ndihmua nga Albin Kurti. Por nuk i duhet më. Sepse ai e mbaroi misionin. E shkatërroi nga brenda skenën politike shqiptare. I ndihmoi të ndahen, të fyejnë njëri-tjetrin, të akuzojnë pa kufij. E krijoi partinë e vet shqiptare. Dhe më e dhimbshmja: i fitoi shqiptarët brenda shtëpisë së Aliut në Kërçovë. E poshtëroi atë dhe Taravarin në Gostivar. E poshtëroi në Dibër. Në Strugë. Në Çair. Në të gjitha bastionet që dikur mbanin flamurin si kurorë mbi vetëdije. 

Kur Kurti mbaroi misionin e tij, Mickoski nuk pati më nevojë as për të. As për Shqipërinë. As për Kosovën. Sepse ai tashmë sillet si zot i shqiptarëve – pa pasur nevojë për asnjë prej liderëve të tyre. Ai e përdori Kosovën si argument për t’i thyer. Shqipërinë si krahasim për t’i përçmuar. Dhe vetë shqiptarët si mjet për ta sunduar Maqedoninë. 

Dhe kështu, Ali Ahmeti nuk është më një figurë e historisë. Është një simbol i së shkuarës që nuk pranoi të bëhej trashëgimi. Një emër që nuk tremb më as Mickoskin, as bashkëpunëtorët e tij. Flamujt nuk trembin askënd kur bien nga dritaret e zyrave dhe mbeten të hedhur në dysheme, të harruar si premtimet. 

Kush mendoi se do të mbijetojë me lavdinë e luftës, harron se luftën e ka bërë Kosova, atëherë kur Shqipëria heshti. Ndërsa politikën e kanë bërë të tjerë. PDSh-ja në kohën e saj. PDSH-ja që nuk e mbijetoi dot bashkimin, por e mbajti gjallë ndjenjën e përfaqësimit. 

Tani, kur nuk ka më organizim politik, nuk ka më përfaqësim kombëtar. Ka vetëm feude politike. Pikërisht atë që Maqedonasit kanë ëndërruar gjithmonë. Të kenë shqiptarë të përçarë. Me emra lokalë. Me interesa të vogla. Me flamuj që valojnë vetëm në përvjetorë. 

Dhe vetëm një pyetje mbetet për të gjithë: A do të dalë dikush për të ndërtuar organizimin e ri politik? 

Sepse ai i vjetri ka vdekur. 

Dhe nga një organizim i vdekur nuk lind asgjë. 

Post Scriptum 

Tani që çdo gjë ndodhi siç ishte paralajmëruar, ky shkrim nuk është më parashikim, por dokument i mungesës së ndërgjegjes kolektive shqiptare në një moment kyç. Dhe nëse ende ka ndonjë që s’e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur me Ali Ahmetin, mjafton ta lexojë edhe njëherë këtë tekst – dhe të pyesë veten: kush është i radhës që do të harrohet me dorën e vet? 

 

Next Post
“Nuk është koha për shqiponja e lepuj”/ Mickoski, fjalim pas fitores: Zgjedhjet mesazh për Ali Ahmetin që rrihte gjoksin…

“Nuk është koha për shqiponja e lepuj”/ Mickoski, fjalim pas fitores: Zgjedhjet mesazh për Ali Ahmetin që rrihte gjoksin…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In